E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet koleksioni i Hitlerit

Një historian çek zbuloi një koleksion prej shtatë pikturave të humbura që i takonin Adolf Hitlerit. Sipas gazetës britanike ‘The Telegraph’ në mesin e këtyre pikturave ndodhet edhe piktura e madhe “Memoriet nga Stalingradi".

Ndonëse Beteja e Stalingradit ishte ndër humbjet më të mëdha gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, piktura thuhet të ketë qenë ndër më të adhuruarat e Hitlerit.

Sipas gazetës britanike ‘The Telegraph’ koleksioni do të mund të hidhet në ankand, me vlerë fillestare prej 2.6 milionë dollarësh. Ndërkohë, manastiri ku u gjetën pikturat, nëpërmjet një kumtese njoftoi se synon që të mbajë gjithë koleksionin. Koleksioni u zbulua nga historiani çek, Jiri Kuchar, në qytetin Doskany, në veri të Pragës.

Thuhet që Hitleri kishte urdhëruar fshehjen e pikturave në një manastir të Bohemias jugore, mirëpo gjatë luftës ato ishin gjetur nga forcat amerikane. Por, mbetet mister se si u zhdukën ato pastaj dhe si përfunduan në Doskany.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›