Ikonomu Asnje shtetas shqiptar qe ka pasaporte biometrike te mos pengohet pavaresisht origjines
“Asnjë shtetas shqiptar që disponon një pasaportë biometrike të mos pengohet, pavarësisht origjinës së tyre”, këtë i kërkoi sot doganierëve grekë kryepolici i Greqisë, Elefterios Ikonomu, i shoqëruar nga homologu i tij shqiptar, Hysni Burgaj, gjatë inspektimit disaorësh në dy pikat kufitare të Kakavijes . “Ligji është i barabartë për të gjithë. Askush nuk duhet të diskriminohet. Prandaj ju kërkoj përgjegjshmëri në punën tuaj”, tha sot Ikonomu, gjatë bashkëbisedimit me doganierët greke të pikës së kufirit në Kakavije, rreth 30 km larg Gjirokastrës.
Gjatë vizitës së tij, Elefterios Ikonomu, është njohur nga homologu i tij Burgaj lidhur më luftën kundër krimit të organizuar, si dhe disiplinimit të vijës kufitare.
“Mendoj që 2011 ka qenë një ndër vitet më të mira në menaxhimin e kalimit të kufirit dhe problemin e para disa ditëve e zgjidhëm menjëherë. Mbi bazen e përvojës që kemi krijuar do të rregullojmë edhe çdo problem tjetër dhe çdo ditë do të jetë gjithmonë e më e mirë”, ka përfunduar Ikonomu.
Nga ana e tij, drejrori i Pergjithshem i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është shprehur se “qe pas aplikimit të liberalizimit të vizave në dhjetor të vitit të kaluar, në vijën e gjelbër, që lidh Shqipërinë me Greqinë nuk është ndaluar asnjë trafikant i qënieve njerëzore. Sot shqiptarë hyjnë në vendet e Bashkimit Europian pa asnjë vështirësi”. Sipas tij, lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike ka pasur sukses, kjo fale edhe bashkëpunimit me autoritetet greke.
“Jemi të gatshëm të bashkëpunoj pa hezitim me autoritet greke, kjo në dobi të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar”, specifikoi Burgaj, ndërsa shtoi se “ky inspektim i përbashkët në Kakavije tregon per rëndësinë që ka për të dy vendet tona të zgjidhim çfarëdo lloj problemi që del menjëherë, me mënyrën më të mirë të mundshme”.
Puna e policisë shqiptare në Kakavije, vijoi Burgaj, tregon përmbushjen nga ana e shtetit shqiptar të standarteve të aderimit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se ky inspektim do t’i shërbeje rritjes dhe bashkëpunimit, për t’u shërbyer akoma më mirë shtetasve grekë dhe shqiptarë, por për t’i arritur qëllimit kryesor qe të kemi akoma më tepër rezultate në goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar.