E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranes i ka munguar xhamia. Basha iu premton besimtareve muslimane ndertimin e xhamise se re

Dita e fundit e muajit të Ramazanit i ka mbledhur të gjithë sëbashku. Kreu i Bashkisë së Tiranës, shtroi një iftar për besimtarë myslimanë në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ku u mblodhën të gjithë sëbashku u mblodhën së bashku Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, drejtues të Komuniteve fetare në vend, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, politikanë, përfaqësues nga komunitetet e tjera fetare, artistë, sportistë, gazetarë por edhe përfaqësues të shoqerisë civile. Në fjalën e tij të hapjes pas urimit të bërë në mbyllje të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Komunitetit Musluman, Haxhi Selim Muca i dhuroi Kreut të Bashkisë, Lulëzim Basha një me pamje nga Tirana.

Nuk ka munguar në as në këtë iftar, premtimi që u bëri kreu i Bashkisë së Tiranës besimtarëve muslimanë .

Basha vlerësoi se Muaji i Ramazanit është një moment reflektimi, devotshmërie dhe dedikimi për të gjithë ata që besojnë te Zoti. Kjo ditë, sipas Bashës, na bashkon të gjithëve.

Kreu i Bashkisë, duke vënë theksin në faktin se Tiranës i mungon xhamia, i informoi të ftuarit se bashkia do të angazhohet për përgatitjen e projektit për ndërtimin e xhamisë.

"Dua të shpreh sot para jush përkushtimin tim personal dhe të Bashkisë se në bashkëpunim edhe me komunitetin mysliman do të punojmë për hartimin e projektit dhe ndërtimin e xhamisë në Tiranë", deklaroi Basha.

Mes urimeve dhe trokitjes së gotave nga të gjithë të pranishmit në emër të besimit ndaj Zotit. Ky iftar ishte i fundit, përmbyllësi i agjerimit i mbajtur për 30 ditë me rradhë përgjatë muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Ndërsa të martën besimtarët muslimanë festojnë Bajramin.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›