Vasili e Pollo në Kuvend për tenderët dhe censusin
Dy ministra të qeverisë kanë dalë dje përpara deputetëve duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në interpelancë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili është pyetur nga deputetët mbi shkeljet e procedurave të tenderit për blerjen e pajisjeve spitalore. Ndërsa ministri i Teknologjisë dhe Informacionit, Genc Pollo është kërkuar nga kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Shëndetësia
Deputeti socialist, Eltar Deda, ka kritikuar ministrin Vasili për procedurat e ndjekura për një tender duke i hequr mundësinë shqiptarëve të miratimit të një financimi prej 1.1 milionë dollarë, që do të jepeshin nga Banka Botërore. Ai vlerësoi se BB ka qenë e kujdesshme që kredia e fundit për vendin tonë të realizohej me sukses dhe i kërkoi shpjegime ministrit për anulimit të kredisë. Zyrtari socialist tha se prokurimi i filluar konsistonte në pajisjen e spitaleve me monitorë, i cilësuar si loti i dytë dhe BB gjatë fazës së vlerësimit të ofertave ka kryer komunikime me Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, nga këto kontakte BB ka kërkuar të zgjidhej firma japoneze dhe ministria zgjodhi kompaninë e katërt në listë, e pa rekomanduar kjo nga BB dhe njëkohësisht me ofertë më të lartë. Sa është oferta nën dorë që nuk përfillët ofertën e Bankës Botërore? Ju nuk e pranuat ofertën e kompanisë japoneze, sepse nuk kishte përfaqësues të saj lokalë, ju keni vazhduar të heshtni, ju shpallët fitues kompaninë që kishte çmim më të lartë. Ju nuk kishit kontakte me kompaninë japoneze dhe kështu ju nuk mund të merrnit interesin prej 20% për vete,- ngriti shqetësimin Deda. Por ministri i Shëndetësisë i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i vlerësuar si jorealiste. Nga ana tjetër, Vasili e cilësoi firmën japoneze të përjashtuar nga përzgjedhja si një firmë abuzuese, e cila paraqiti dokumente të falsifikuara. Kjo, tha ai, shkaktoi mospërzgjedhjen për të kryer investimin.
Regjistrimi
Interpelanca e dytë e zhvilluar në orët e pasdites së djeshme solli sërish në vëmendje debatin për regjistrimin e popullsisë. Në fillim të fjalës së tij, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, vuri theksin në nevojën e barazisë së qytetarëve përballë detyrimeve dhe sfidave. Duke adresuar kritika ndaj mënyrës se si po zhvillohet ky proces, kreu i partisë, i cili përfaqëson minoritetin grek shprehu domosdoshmërinë e regjistrimit të minoriteteve. Nga ana e tij, ministri i Inovacionit dhe Telekomunikacionit, Genc Pollo, tha se qëllimi i këtij regjistrimi ka të bëjë me marrjen e një informacioni më të plotë se herët e tjera, për shkak edhe të pyetjeve më të shumta që janë futur këtë herë. Nuk janë minoritetet shkaku pse qeveria po bën censusin e popullsisë. Të dhënat që do të dalin do të jenë të rëndësishme për politikat që do të ndiqen dhe projektet që do të financohen në të ardhmen, ose për studimet e historianëve,- deklaroi Pollo nga foltorja e parlamentit. Në replikën e tij, Dule vuri theksin tek vonesat që kanë ardhur në procesin e regjistrimit, pas siç tha ai, kjo ka sjellë tjetërsimin e të drejtës së vetëdeklarimit. Nga njëra anë vlerësohet vetëdeklarimi i popullsisë, ndërsa nga ana tjetër penalizohet. E keni hedhur në erë të gjithë procesin. Nenin 20 e dënojmë me forcë, që gjobit qytetarët me 1 milionë lekë. Përse atëherë po futemi në census kur baza e të dhënave do të jetë gjendja civile., – u shpreh lideri i PBDN-së.
Ska kompromis, bllokohet sërish votimi i ligjeve
Mazhoranca dhe opozita nuk arritën që të gjejnë gjuhën e përbashkët për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Në rendin e ditës të seancës plenare ishin parashikuar miratimi i ndryshimeve për gjashtë Kode si dhe i ligjit për Gjykatën Administrative, por të gjitha u shtynë. Mungesa e konsensusit ndërmjet dy forcave kryesore politike shoqëroi edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila miratoi kalendarin tre javor duke përfshirë sërish për shqyrtim ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Kryetarja e Kuvendit bëri publik vendimin për shtyrje, i cili erdhi pas kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi. Bllokimi erdhi më vonë edhe në dy ligje të tjera, në të cilat opozita nuk pranoi që të merrte pjesë në votim duke iu rikthyer bojkotit. Deputetët qëndruan në sallë fizikisht, por jo ligjërisht pasi tërhoqën kartat që bëjnë aktive pjesëmarrjen.
Demokratët dhe socialistët akuzuan njeri tjetrin për mungesë vullneti për arritjen e kompromisit që do ti hapte rrugë integrimit të vendit. Kryetari i grupi parlamentar socialist Gramoz Ruçi e kushtëzoi miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar me nisjen e tryezës partiake për zgjidhjen e krizës politike dhe për një reformë të thellë institucionale. Opozita i paraqiti maxhorancës një paketë me 10 pika që sipas saj janë kërkesë edhe e institucioneve ndërkombëtare. Në fillim tetori do ketë një refuzim Shqipëria për statusin dhe për ta lënë përgjegjësinë e fajin tek e majta. Të zgjidhësh krizën duhet të negociosh, theksoi Gramoz Ruçi.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ftoi deputetët e mazhorancës që të ulen në tryezë për kthimin në normalitet të punës së Kuvendit, deri te reformimi në themel i organeve të drejtësisë, mbrojtja e lirisë së medias. Ne kërkuam prej vitit 2009 që kriza politike që është bërë shkak për mbylljen e dyerve në Bashkimin Evropian, të mbyllet. Ne duam të negociojmë, por ju vetë thoni se opozita nuk do të bisedojë. Problemet e parlamentarizmit nuk i krijoi opozita”, u shpreh Ruçi.
Refuzimin e opozitës për të dhënë votat e saj për kalimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota u cilësua nga mazhoranca si tendencë për të bllokuar reformat dhe integrimin e vendit. Sipas kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, kërkesa e opozitës për ngritjen e një grupi pune që do të merret edhe me shqyrtimin e Rregullores së Kuvendit është vetëm një pretekst për vazhdimin e betejës politike dhe për mosmiratimin e ligjeve në kuvend.
Sot u shtua edhe pretendimi i ndryshimeve në rregullore, i cili u paraqit në formë kushti që opozita të lëvizë për reformat e integrimit. Druaj shumë se ky rast do të përdoret njësoj si pseudo kauza e kutisë, pra si pretekst për të justifikuar politikat bllokuese, qofsha i gabuar për ketë. Jemi të hapur ti shqyrtojmë me seriozitet të gjitha çështjet që trajtohen në nismën tuaj. Por nuk mund të mos e shprehim që sot se çfarë do që të jenë ndryshimet në rregullore, ato nuk mund të krahasohen dhe as mund të zëvendësojnë për nga radha dhe rëndësia ligjet e integrimit, deklaroi Patozi.
Në të njëjtën vijë me Patozin ka qenë edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila përsëriti ftesën drejtuar deputetëve të majtë për dhënien e pëlqimit. Axhenda e integrimit, kërkon votën tuaj. Ëndrra e shqiptarëve varet nga vota juaj. Që Shqipëria të ecë drejt një stacioni të ri integrimi, varet nga opozita. Statusi varet nga opozita, tha Topalli.
Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar PS: 10 kushte për konsensusin
Të zgjidhësh krizën duhet të negociosh. Nga ajo ditë deri më sot asgjë e tillë nuk është bërë. Ky është kushti kjo është kërkesa e parë që BE na tha jo. E dyta, ajo që na tha jo është rikthimi i parlamentarizmi në sallë. Gjeja e parë me të cilat duhet të niste bashkëpunimi dhe negociatat është problematika e zgjedhjeve. Opozita e ka bërë hapin e saj, ka përcaktuar një zonjë e zotëri që të bëjnë planin e nisjes së kësaj pune. E katërta, ajo që na ka lënë jashtë është korrupsioni dhe korrupsionin nuk ua sollëm ne si opozitarë, ë