Iktus per Cassano-n karriera mund te jete mbyllur

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, është goditur nga një iktus në tru. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur mjekët, pas analizave që u kryen pas një shqetësimi që futbollisti ndjeu ditën pas fitores së arritur ndaj Romës.
Milani nuk ka komentuar ende, por lajmi i publikuar fillimisht nga Agjensia Italiane e Lajmeve, “ANSA”, është tashmë në të gjitha faqet e mediave italiane. Mbetet ende për të mësuar se çfarë do të deklarojnë mjekët, por nëse diagnoza do të konfirmohet, atëherë karriera e Cassano-s mund të ketë marrë fund.
Një iktus është një gjendje fiziologjike e rrezikshme e shkaktuar nga mpiksja e gjakut në enët që furnizojnë trurin ose nga bllokimi i tyre për arsye të ndryshme. Format më të rënda të iktusit janë vdekjeprurëse.
Cassano u ndie keq në mbërritjen në Milano pas transfertës së Romës. Në daljen nga avioni, ai pati një këputje dhe për pak nuk i ra të fikët. I shoqëruar me urgjencë në spital, mëngjesin e së hënës, gjendja e lojtarit paraqitej e mirë dhe numri dy i klubit, Adriano Galliani, u nxitua duke folur “vetëm për një rënie tensioni” dhe për një rikuperim të shpejtë të lojtarit.
Sipas “ANSA”-s, në orët në vazhdim do të ketë informacione të reja rreth gjendjes së Cassano-s. Ndërkohë, një miku i lojtarit konfirmoi gjendjen e tij të mirë shëndetësore, në një prononcim për mediat rreth orës 20:00 të së hënës. “Mjekët nuk duken veçanërisht të shqetësuar dhe kjo është një shenjëe mirë”, u shpreh ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Prokuroria: Burg përjetë për Pinarin, Minxhollin e Delijorgjin
Avokatët: Dy muaj kohë për mbrojtjen
Arvizu: Partitë të bashkëpunojnë
Referendumi, reagime të forta në Greqi
Referendumi në Greqi, ulje në bursat europiane
Sarandë, konfiskohen 127 kg kanabis