E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA nderpresin fondet per UNESCO-n


Shtetet e Bashkuara ndërprenë kontributet për UNESCO-n, pasi organizmi kulturor i Kombeve të Bashkuara vendosi të hënën t`i hapë dritën jeshile anëtaresimit të palestinezëve me të drejta të plota.

Washingtoni, burimi më i madh i fondeve për agjensinë e OKB-së, nuk do ta bëjë pagesën prej 60 milionë dollarësh për muajin nëntor. Ligji amerikan ndalon financimin e cdo organizate te Kombeve te Bashkuara qe anëtareson palestinezët.

"Pranimi i Palestinës në UNESCO ishte nje akt i parakohshem qe minon objektivin tone per paqe afatgjate ne Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara mbeten te palekundura ne mbeshtetjen e tyre per krijimin e nje shteti sovran palestinez. Por nje shtet i tille mund te krijohet vetem permes negociatave direkte mes izraeliteve dhe palestinezeve. Pranimi i Palestines ne UNESCO ve ne funksion mekanizmin legjislativ qe i detyron Shtetet e Bashkuara te nderpresin kontributet per agjensine", tha zëdhënësja e DASH, Victoria Nuland.

Ovacione në këmbë nuk ka shpesh në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Por te henen, delegatet u ngriten ne kembe kur ministri i Jashtëm i palestinezëve Riad Maliki kërkoi përfshirjen e vendit të tij në UNESCO. Më shumë se dy të tretat e 193 shteteve anëtare i dhanë palestinezëve mundësinë për një sukses të tillë historik. Sipas rregullores së UNESCO-s vetëm shtetet mund të bëhen anëtare të plota të kësaj organizate. Nëse Palestina është tani një shtet apo jo, kjo është politikisht shumë e diskutueshme. per cdo rast, nje muaj pas aplikimit për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara, presidenti palestinez Mahmoud Abbas e arriti një fitore të vogël.

SHBA: Vendimi i papjekur

Shtetet e Bashkuara e cilësuan si të papjekur votën pro për anëtarësimin e Palestinës si shtet në UNESCO.

“Bëhet fjalë për një lëvizje e cila nuk do të ndihmojë aspak në arritjen e një marrëveshje të drejtë që do të sjellë paqen mes palestinezëve dhe izraelitëve”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun tha se anëtarësimi i Palestinës në UNESCO do të ketë pasoja në financimin e organizatës nga disa shtete anëtare, duke iu referuar deklaratës së mëherëshme të Uashingtonit për tërheqjen nga financimi i UNESCO-s. SHBA kontribuon cdo vit me rreth 70 milion dollar për organizatën. Shuma në fjalë përbën rreth 20 përqind të fondit vjetor të UNESCO-s. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Prokuroria: Burg përjetë për Pinarin, Minxhollin e Delijorgjin
Avokatët: Dy muaj kohë për mbrojtjen
Arvizu: Partitë të bashkëpunojnë
Referendumi, reagime të forta në Greqi
Referendumi në Greqi, ulje në bursat europiane
Sarandë, konfiskohen 127 kg kanabis

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›