E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja kandidatet per Topin e Arte


FIFA ka publikuar listën me 23 futbollistë kandidate per fitimin e trofeut prestigjioz "Topi i Arte".

Bie ne sy prezenca e 8 futbollisteve të ekipit kampion europe në fuqi, Barcelona, ku spikat pretendenti Messi, i cili do te tentoje te futet ne rangun e legjendave, duke fituar per here te trete radhazi kete trofe.

Reali i Madridit edhe ne garen per "Topin te Arte" ndodhet ne disavantazh, persa i perket rivalitetit me Katalanasit.Madrilenet kane ne liste 5 futbolliste te udhehequr nga Cristano Ronaldo, i cili kete vit duket ne disavantazh te theksuar kundrejte "Pleshtit".

Finalistja e edicionit te kaluar ne Champions League, Manchester United paraqitet me dyshen Rooney-Nany.Bayerni i Mynihut, nje nga ekipet me ne forme per momentin ne Europe synon te fitoje trofeun e "Topit te Arte" me emra si Bastian Schweinsteiger-Thomas Muller.

Inter i Milanos ka ne radhet e tij Wesly Sneider, Diego Forlan dhe Samuel Eto'o, i cili tashme luan ne Rusi.E vecanta e ketij edicioni eshte se per here te pare ne kete trofe ne listen e kandidateve, per fitimin e "Topit te Arte" futet nje futbollist, i cili nuk militon ne radhet e nje ekipi europian. Behet fjale per brazilianin Neymar, qe luan tek Santosi ne kampionatin brazilian.Per te plotesuar listen prej 23 futbollisteve bejne pjese edhe Luis Suares i Liverpulit dhe Argjentinasi i Manchester Sitit Sergio Aguero.

Kjo eshte lista e plote e 23 futbollisteve kandidate:

Eric Abidal (Barcelona)
Sergio Aguero (Manchester City)
Karim Benzema (Real Madrid)
Iker Casillas (Real Madrid)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Daniel Alves (Barcelona)
Cesc Fabregas (Barcelona)
Andres Iniesta (Barcelona)
Lionel Messi (Barcellona)
Thomas Muller (Bayern i Mynihut)
Nani (Manchester United)
Neymar (Santos)
Mesut Ozil (Real Madrid)
Gerard Piquè (Barcelona)
Wayne Rooney (Manchester United)
Bastian Schëeinsteiger (Bayern i Mynihut)
Luis Suarez (Liverpool)
David Villa (Barcelona)
Xabi Alonso (Real Madrid)
Xavi Hernandez (Barcelona)
Sneider,Forlan (Inter)
Eto'o (Anzhi).

Pervec futbollistit me te mire tashme do behet tradite dhe trofeu i trajnerit me te mire duke u shoqeruar me Trofeun e Arte, per pankine me te mire te vitit.Kandidati kryesor eshte padyshim Pep Guardiola i ndjekur nga rivali Portugez Hoze Mourinjo.Podiumin e pretendeteve e ploteson Alex Ferguson i Manchester United.

Ndersa lista e plote prej 10 trajneresh plotesohet nga Vicente Del Bosque (Trajner i Kombetares Spanjolle), Rudi Garcia (Lille), Jurgen Klopp (Borussia Dortmund), Joachim Low (Trajner i Kombetares Gjermane), Oscar Tabarez (Trajner i Kombetares se Uruguajt), Andrè Villas-Boas (Chelsea), Arsene Wenger (Arsenal).

Lista me tre kandidatet kryesore per fitimin e titullit "Topi i Arte" do te shpallet me 5 dhjetor, ndersa fituesi i trofeut do te shpallet me 6 janar te vitit te ardhshem, ne Zyrih.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Rudi Vata trajner i Vllaznisë
Rudi Vata do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë. Gjatë prezantimit të tij, kryebashkiaku i Shkodrës pasi ka deklaruar se Vata do të ketë mbështetje të plotë nga drejtuesit e klubit, ka theksuar se Vllaznia do të mbetet pretendente për titullin kampion. Sulmuesit, Higuain më efikasi
Gonzalo Higuaìn është sulmuesi më efikas në kontinentin europian. Edhe pse nuk ka numrim më të madh të golave të shënuar, argjentinasi rezulton se shënon gol mesatarisht cdo 48.7 minuta lojë duke lënë pas emra të tillë si Mesi, Aguero, Xheko e Ronaldo. “Të varfërit” pushtojnë Europën
Liga e Kampioneve rrezikon të shndërrohet në një “Europa Ligë” të luksit. Një pjesë e mirë e emrave të mëdhenj të futbollit europian rrezikojnë të mbeten jashtë evenimentit më të rëndësishëm për klube dhe shkak për këtë janë bërë rezultatet e arritura prej tyre. Kriza, Morati vendos të hyjë në merkato
Presidenti i Interit, Masimo Morati vendos më në fund të ndërhyjë në mërkato. Duke parë rezultatet e ndeshjeve të fundit, skuadra zikaltër po mendon të përforcojë mesfushën, por sidomos mbrojtjen duke parë edhe dëmtimin e Maikon. Riberi: Do të qendroj tek Bajern
Frank Riberì nuk ka ndërmend të largohet nga Bajerni i Mynihut. Është futbollisti francez që e ka bërë një deklaratë të tillë duke theksuar se dëshiron të luajë për klubin bavarez deri në moshën 35 vjecare.

Lajmet kryesore

Prokuroria: Burg përjetë për Pinarin, Minxhollin e Delijorgjin
Avokatët: Dy muaj kohë për mbrojtjen
Arvizu: Partitë të bashkëpunojnë
Referendumi, reagime të forta në Greqi
Referendumi në Greqi, ulje në bursat europiane
Sarandë, konfiskohen 127 kg kanabis

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›