Xherard shpallet lojtari më i mirë në Premier Ligë
Londër - Stiven Xherard është shpallur futbollisti më i mirë i Premier Ligës për këtë sezon nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë. Pas tij vjen dyshja e Mançesterit, Rajan Gigs dhe Uejn Runi. Ky çmim pritet t’i dorëzohet kapitenit të Liverpulit më 29 maj në një mbrëmje gala në Londër.
“Paraqitjet e Xherardit këtë sezon janë në nivelin më të lartë. Loja dhe dëshira e tij e kanë mbajtur Liverpulin në luftë për titullin, dhe kështu do të jetë deri në fund të sezonit”, deklaron Steve Bates, presidenti i Shoqatës së gazetarëve Sportivë.