Ilaçet, rritja e çmimeve përgënjeshtron Boden
TIRANE-Çmimet e ilaçeve në treg po rriten ndjeshëm, ndonëse shumica e tyre nuk përfshihen nga TVSH-ja 10 për qind, që ka hyrë në fuqi vetëm tri ditë më parë. Rritja llogaritet nga 7 deri në 15 për qind të çmimeve, me të cilët klientët e përhershëm, si ata me probleme shëndetësore kronike (zemra, tensioni, veshkat etj), po hasin vështirësi të ndjeshme financiare për t'i përballuar. Çmimet u rritën në prag të festave, por nuk u ulën sërish pas festave, ndryshe nga sa ka ndodhur zakonisht. Kësaj radhe, në treg kishte një faktor të ri rëndues, që, sidomos në këtë kohë krize, tregtarët e shkarkojnë tek konsumatori, si pjesë e kostos së biznesit të tyre.
Ministria
Të pyetur nga "Gazeta Shqiptare", zyrtarë të ministrisë së Financave kanë deklaruar se dikasteri nuk ndërhyn në treg, por harton politika fiskale. Ata kanë përsëritur fjalët e kreut të dikasterit Ridvan Bode, gjatë seancave kuvendore, në fund të vitit të kaluar se "synimi i aplikimit të TVSH-së në masën 10% për barnat, të përjashtuara deri tani, nuk do të sjellë rritje e çmimit të barnave në treg, qoftë të rimbursueshme, qoftë jo të rimbursueshme, sepse vendosja e TVSH-së për barnat do të synojë në sistemimin e mënyrës së faturimit të çmimeve reale të barnave në Shqipëri".
Tatimet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar dje procedurat dhe hapat që të ndërmerren nga subjektet, për të zbatuar aplikimin për herë të parë në vend të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për ilaçet. Nuk do të aplikohet TVSH-ja për barnat e importuara dhe të prodhuara në vend, të pajisura me pullën e kontrollit me çmimin pa TVSH, që rezultojnë gjendje në subjektet farmaceutike deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, pra më 31 janar 2011. Ndërkohë, të gjitha pullat e kontrollit të barnave që shiten nga data 1 shkurt 2011 e më pas, do të kenë të përfshirë TVSH-në në çmimin përfundimtar të shitjes.
Grosistët
Kastriot Zotaj, kryetar i Shoqatës së Distributorëve, thotë se vlera shtesë e TVSH-së do t'i faturohet blerësit të ilaçit, pra konsumatorit, ndërsa pohon se skema e re mund të komplikojë operacionet e importuesve për deklarimin e mallit. Edhe ekspertët gjykojnë se pritet të ketë rritje çmimi, pasi importuesit në çastin e mbërritjes në doganë me sasinë e ilaçeve do të paguajnë shtesë 10 për qind mbi vlerën e mallit. Edhe Sazan Çeliku, përfaqësues i shoqërisë farmaceutike "Jansen Cilage", u shpreh se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar automatikisht reflektohet në çmimin e produkteve farmaceutike, për faktin se TVSH është një taksë konsumatore. Tregu i barnave, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave për 2009-ën dhe përllogaritjeve me prodhimin vendas, fitimin etj, ka prekur vlerën e rreth 21 miliardë lekëve.
(d.b/GSH/BalkanWeb)