Wollfarth: Partitë të propozojnë në KQZ anëtarët e komisioneve

Sipas informacioneve që ka Prezenca e OSBE-së, asnjë parti politike nuk ka dorëzuar deri më tani në KQZ listën e plotë të kandidatëve.
“Shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë të vendit presin që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen më 8 maj, ashtu siç janë dekretuar nga Presidenti i Republikës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Puna e tij do të bëhej më e lehtë, nëse të gjitha partitë politike veprojnë menjëherë dhe respektojnë ligjin, duke dorëzuar emrat e të gjithë komisionerëve zgjedhorë brenda afatit”, tha Wollfarth.
“Presim që të gjitha afatet e tjera ligjore të respektohen plotësisht, ashtu sikurse presim që të gjithë anëtarët e KQZ-së të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet,” shtoi ai. Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit për paraqitjen e emrave të komisionerëve të komisioneve të nivelit të dytë ishte 24 janari. Afati që KQZ-ja të konstituojë të gjitha komisionet është 7 shkurti.
2011-02-02 16:16