Prokurori i FBI me hetuesit për provat e dhunës së 21 janarit
TIRANE-Për afro tri orë prokurori i Byrosë Federale të Hetimeve, Majk Kein qëndroi në prokurorinë e Tiranës, duke dhënë asistencë lidhur me hetimet e nisura për zbardhjen e të vërtetës së demonstratës së dhunshme të 21 janarit, ku u vranë tre civilë.
Burime nga organi i akuzës thanë se prokurori amerikan po njihet me të gjitha provat e mbledhura deri më tani nga hetuesit për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë vendin. “Ka kërkuar të njihet me të gjitha provat, si akt-ekspertime apo prova materiale të fiksuara në vendin e ngjarjes, dëshmitë e marra deri më tani nga demonstruesit, planin e masave të Gardës, si dhe me çdo detaj që ka lidhje me ngjarjen”, - tha një burim i prokurorisë. Ai konfirmoi faktin se aktualisht janë duke u marrë me mbledhjen e të gjitha provave dhe më pas do të fillojnë me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Natyrisht, në listën e personave që do të pyeten janë edhe deputetë të Partisë Socialiste dhe drejtues të lartë të saj, si dhe krerë të partive të vogla që organizuan demonstratën, e cila degjeneroi në dhunë dhe vrasjen e tre civilëve. Prokurorët do të marrin edhe dëshmitë e protestuesve për shkak se po hetohet dhe për veprimet e tyre të dhunshme, pasi qëlluan me gurë dhe çadra ndaj punonjësve të policisë.
Deri më tani në duart e hetuesve ndodhen një mori provash, por ende nuk ka përfunduar ekspertimi balistik i armëve të Gardës së Republikës dhe gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, prokuroria nuk tërhiqet nga urdhër-ndalimet e firmosura për zyrtarët e Gardës.
(GSH/BalkanWeb)