E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Komisioni hetimor të mos cenojë lirinë e medias

“KShH thekson se një kërkesë e tillë është krejt e papranueshme pasi cenon lirinë e medias dhe të drejtën e shtetasve për t’u informuar.

Ne mbështetim reagimin e drejtë të shoqatave të gazetarëve, të gazetarëve dhe intelektualëve të tjerë vendas, si dhe qëndimin e drejtë e parimor të përfaqësuesve të organeve ndërkombëtare, private e publike, të cilët vunë në dukje se gazetari, në përmbushje të detyrës së tij, e ka të domosdoshme të komunikojë me persona të ndryshëm dhe se ai nuk mund të detyrohet të tregojë burimet e informacionit të tij”, thuhet në reagimin e këtij komiteti.

“Në një shoqëri demokratike media ka të drejtë të grumbullojë informacion, që mendon se është në interes të vendit, opinionit shoqëror ose grupeve të veçanta të interesit dhe ta bëjë atë publik. Konfidencialiteti dhe mbrojtja e burimeve të informacionit për gazetarët janë kusht për garantimin e lirisë së shtypit”, shton deklarata. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-02 16:08
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›