E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet master miratohen ndryshimet për kuotat

TIRANE- Qeveria miratoi ndryshimet në vendimin “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për ciklin e dytë të studimeve “Master i Shkencave” për vitin akademik 2010 - 2011”, të ndryshuar.
Sipas ndryshimeve, kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklit të dytë për vitin akademik 2010 - 2011 do të jenë 6715. Këto kuota ndahen në 6525 për pranimet e reja për programet e studimit “Master i shkencave”, 100 kuota të transferimit të studimeve, 50 kuota për të huajt, 50 për të verbrit dhe 20 për romët/ballkano-egjiptianët.
Gjithashtu kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i shkencave” do të jenë për 5873 pranime të reja për programet e studimit “Master i shkencave” për aplikantët brenda territorit të vendit dhe 652 të tilla për pranimet e reja për programet e studimit “Master i shkencave” për aplikantët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›