Ilace pa para kush perfiton nga rimbursimi
Numri i përfituesve nga lista e barnave të rimbursueshme është rritur nga viti në vit. Kështu shprehen mjekët e qendrave shëndetsore të cilët shpjegojnë kategoritë e përfituesve nga lista e barnave të cilat jepen falas.
“Përfshin një numër shumë të madh personash duke nisur që nga mosha e tretë që përfshihen kategoria e pensionistëve, veteranëve deri te të siguruarit vullnetarë, ata me ndihmë ekonomike, studentët”- thotë Oriana Voli, mjeke patologe e qendrës numër 2.
Nëpërmjet një procedure të thjeshtë të gjitha kategoritë e përfshira në listë, mund të marrin barnat që ju nevojiten.
“Në bazë të rregullave duhet që të paraqitesh te mjeku duke plotësuar sigurimet e derdhura, këtu e kam fjalën për popullsinë aktive, sepse pensionistët dhe veteranët dihet që duke pasur librezën e pensionit, kanë të drejtë të hapin librezën e shëndetit. Edhe kjo kategori tjetër, nqs paraqitet te mjeku me librezë shëndeti ka të drejtë të përfitojë çdo lloj shërbimi dhe mjekimi”- tha Voli.
Lista e barnave të rimbursueshme, pasi hartohet dhe diskutohet mes specialistëve, miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Edlira Sulejmani