Strategjia e re e Amerikes Ofensive per paqen

Shtetet e Bashkuara janë gati të ndërmarrin një ofensivë për paqen globale. Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton, sipas të cilës jashtë vëmendjes nuk do të mbetet sigurisht konflikti dhjetra vjeçar ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëvë.
Strategjia e re e politikës amerikane për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut do të prezantohet nga vetë presidenti Barak Obama gjatë javëve në vijim. Sipas ish- zonjës së pare, interesat dhe vlerat bazë të Shteteve të Bashkuara nuk kanë ndryshuar, përfshirë këtu dhe impenjimin për promovimin e të drejtave të njeriut, zgjidhjen e konflikteve dhe shpartallimin e Al Kaedës.
Sipas Klinton, në fakt mbetet ende një çështje e hapur nëse vendet arabe do të arrijnë të prezantojnë reforma reale politike dhe ekonomike, apo nëse e ashtuquajtura “Pranverë Arabe” në fund do të rezultojë vetëm një mirazh.
Delina Bitraku