E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshje shiu dhe temperatura te uleta deri ne fundjave

Rreshje shiu dhe temperatura të ulëta në ditët në vijim. Kështu parashikohet situata sinoptike nga metereologët deri në fundjavë.

Ata thonë se si pasojë e një mase ajrore të ftohtë nga veriu, i gjithë rajoni i gadishullit ballkanik do të ketë temperatura të ulëta, të cilat që nga e enjtja do të zbresin me 6 gradë celsius.

“Duke filluar që nga dita e sotme parashikohet të kemi shtim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të vendit. Që nga mesdita, e sot gjatë ditës e natës, do të ketë rreshje në mbarë vendin. Problematike do të jetë situata në pjesën veri-perëndimore dhe perëndimore të vendit, duke u shtrirë deri në qendër, ndërsa në pjesën jugore rreshjet do të jenë të dobëta. Duke filluar nga nesër do kemi rënie të ndjeshme të temperaturave deri në 6 gradë celsius”- tha Lajda Porja, metereologe.

Metereologët thonë se edhe era do të jetë problematike duke shkaktuar dallgë në det të cilat pritet të shkojnë deri në 3 apo katër ballë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›