E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona ne gjysmefinale Guardiola Luajtem seriozisht

Barcelona ka arshivuar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve duke mundur 1-0 Shaktar Donek në ndeshjen e kthimit të luajtur në Ukrainë.

Formacioni i Pep Guardiolës nuk ka falur asgjë, megjithëse kualfikimin e kishte siguruar që në sfidën e vajtjes të luajtur në “Kamp Nou”, ndërkohë që tekniku spanjoll mendon që tani për kundërshtarin e radhës që është Reali i Madridit. Dy skuadrat spanjolle do të përballen katër herë në 18 ditë, në Primera Divizion, në finalen e Kupës së Mbretit dhe dy herë në Çampions.

“Luajtëm seriozisht, pasi e dimin që kundërshtarët ishin të rrezikshëm. Jam shumë i lumtur për suksesin, ndërsa tani duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Me Realin do të jetë e vështirë, por i kemi të gjitha mundësitë të kalojmë me sukses”- është shprehur Guardiola.

Eliminimi në çerekfinalet e Çampions nuk është aspak një dramë për trajnerin e Shaktar Donek, Micea Lucesku. Tekniku rumun e quan sukses arritjen e skuadrës së tij duke pranuar supermacinë e Barcelonës.

“Kemi jetuar një eksperiencë të shkëlqyer në Çampions dhe për këtë dua të falenderoj të gjithë skuadrën dhe tifozët që na kanë mbështetur. Ky ishte një sukses për të gjithë ne dhe mendoj se do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen”- ka përfunduar Lucesku, i cili udhëhoqi ukrainasit në një sukses historik në Kupat e Evropës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›