E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rompuy-Barroso: Greqia do të ketë sukses, do ta ndihmojmë

BRUKSEL - Duke iu referuar zhvillimeve në Greqi, Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy përshëndeti progresin e arritur në vend dhe njoftoi se vendet e eurozonës dhe FMN-së do të sigurojnë 130 miliardë euro, për të mundësuar që Greqia të mbulojë 70% të detyrimeve të saj për bankat, duke argumentuar se komisioni duhet të ndihmojë me asistencë teknike këtë vend, që ai të marrë në rrugën e zhvillimit.

I bindur se Greqia do të jetë në gjendje për të bërë reformat e nevojshme dhe do të marrë në rrugën e zhvillimit, është shprehur edhe presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Barroso siguroi se ekziston një bashkëpunim i ngushtë midis Komisionit Evropian, kryeministrit grek dhe ekipit të tij, në mënyrë që Greqia të vazhdojë rrugën për të lehtësuar investimet, dhe për të krijuar vende të reja pune. "Ne jemi në diskutime me Bankën Evropiane të Investimeve, për të parë se në çfarë kushtesh mund të kontribuojë ajo në programin e investimeve të Greqisë," tha zoti Barroso.

Së fundi, ai bëri të njohur se në fund të prillit, Komisioneri Evropian për ekonominë Olli Rehn do të japë një raport ku do të përshkruhet përparimi i bërë në Greqi

Ndërkaq kreu i Eurogrup z.Jean-Claude Juncker deklaroi se “Greqia ka përmbushur të gjitha kërkesat që ishin vënë si parakushte, ndërkohë që pjesëmarrja në programin e shkëmbimit të bonove greke (PSI), e ka tejkaluar synimin”. 

Kështu Eurogrup hapi dritën jeshile për të filluar pagesën e kësteve 3 mujore të paketës së dytë të ndihmës për Greqinë, por Juncker sqaroi se miratimi përfundimtar i marrëveshjes së kredisë së re, do të kryhet të mërkurën, në takimin e ekspertëve të ministrive të financave të Eurozonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›