E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat, Berisha: Gabim fatal, kush mashtroi me dokumentacionin

Tiranë- Çështjet e pronave nuk zgjidhen me klishe dhe urrejtje, dhe kush ka mashtruar me dokumentacionin ka bërë një gabim fatal.

Ka qënë kjo deklarata e kryeminsitri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, i cili ka shtuar se volumi i punës për dosjet e pronave është shumë i madh dhe nuk përfundon dot brenda një dite.

Nuk zgjidhen me klishe dhe urrejtje. Zgjidhen me ligje, zgjidhen me platform, alternativa të cilat normalizojnë, njohin, vlerëojnë, respektojnëNuk them se ska probleme me pronën, por është bërë më shumë se kurrëJanë qindra mijëra dosje që sbëhen me shkop magjik. Por me mund djersë dhe përkushtim të madh. Pasi nga 720 mijë apartamente qe kishim në 2001-shin tani ka rreth 1 milionë- tha Berisha, duke theksuar se aktet për pronën janë lëshuar dhe do vazhdojnë të lëshohen.

Ndonjëri që mërzitet nga aktet që lëshohen për pronën i them se janë lëshuar dhe do të lëshohen, dhe askush sduhet të mëriztet. Nqs e ka bërë vetën kooperativist për të marrë prona ka bërë gabim fatal, që ka mashtruar me dokumenta- tha kryeminsitri.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se çështja e pronës është një problematike edhe e vendeve të zhvilluara, pasi një Tiranë 3 herë më e madhe se në vitet ’90 s’është e thjeshtë të përpunohet.

Është një problem madhor çështja e pronës për vendet më të zhvilluara sot. Sepse te prona mbi të drejtën e saj vendosen apo mbivendosen një seri procesesh të tjera….Tirana është 3 herë më e madhe nga sa ishte 20 vjet më parë, dhe kjo është trefishim i potencialit të vendit. Ndaj dhe çështjet e pronësisë sjanë çështje të thjeshta- tha më tej kryeminsitri.

Sa i takon procesit të shpërnguljes së popullsisë kryeministri ka thekusar se ai është një proces konstant dhe legjitim.

Dëshira e qytetarëve për të jetuar në qytet është një ndër dëshirat më legjitime të njeriut. Çdo njeri në këtë vend ka dhe do ketë të drejtë të zgjedhë vendin ku do të banojë. A krijohen probleme demografike dhe sociale? Po por ndaj janë autoritet për të zgjidhur këto probleme- tha Berisha më tej.

Ndërkaq kryeminsitri e ka cilësuar reformën e pronës shumë të rëndësishme, duke vlerësuar këtu fillimin e regjistrimit dixhital të tokës dhe ritmet e shpejta të ecurisë së procesit.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Publikohet pjesa tjetër e videos, Braho: Ja korrupsioni i Priftit, Prokuroria mashtroi Kuvendin Tiranë- Vijon skandali i përgjimëve në rradhët e zyrtarëve të...
  2. ALUIZMI mashtroi shtetin dhe qytetarët Tiranë- Punonjës dhe zyrtarë të lartë të ALUIZMI-t kanë abuzuar...
  3. Pronat, BB: Korrupsioni dhe moszbatimi i politikave, shkak për dështimin Tiranë- Zgjidhja e çështjes së pronës në Shqipëri ka dështuar...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›