E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilaçet brenda spitaleve, sa po zbatohet urdhri i Vasilit

Urdhri më i ri i kreut të Shëndetësisë, Petrit Vasili që do të ndihmonte pacientët e shtruar në spitale për ti gjetur medikamentet brenda dyerve të tyre dhe jo në farmaci, duket se nuk po gjen zbatim në qendrën më të madhe spitalore, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Jo vetëm që pacientët nuk kanë dijeni për të këtë urdhër, i cili hyri në fuqi tre ditë më parë, por ata vazhdojnë ti blejnë barnat që ju duhen në farmacitë jashtë spitaleve, pasi sipas tyre, spitalet nuk i kanë këto medikamente.

"Po gjysmat, në spitale, gjysmat në farmaci jashtë", thotë një qytetare. "Ato që nuk i ka spitali ne i blejmë. Po, edhe tani. Dje kemi blerë 250 mijë lekë vetëm ilace", thotë një tjetër. "Kur ka na japin, kur ska duhet ti blejmë", thotë një tjetër qytetare.

E ndërkohë nëndrejtori i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" thotë për Alsat se urdhri ka filluat të zbatohet. Madje, është trefishuar edhe sasia e barnave që do tu ofrohet pacientëve. Ndërkohë që mungesat i justifikon me arsyen se lista është në fazë tenderimi.

"Urdhri ka filluar të zbatohet, dhe kryesisht po zbatohet për një gamë të gjerë preparatesh. Por punë ditësh lëvrohet përfundimisht, ekzekutohen procedurat e zakonshme dhe më pas kontrolli nga ana e institucionit tonë për shërbimet do të jetë shumë i fortë", thotë Mehmet Hoxha, nëndrejtor i QSUT.

Urdhri më i ri i ministrit Vasili shpjegon se receta tashmë në spitale duhet të jepen vetëm me firmën e shefit të pavionit, ndërkohë në rast shkelje do të merren masa administrative deri në pushim nga puna.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›