E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Selmani: DR dhe PDI të harmonizojnë qëndrimet

Demokracia e Re dhe Bashkimi Demokratik për Integrim duhet t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre rreth ndryshimeve kushtetuese. Kjo ishte thirrja publike Kryetari i DR-së Imer Selmani i ka bërë kryetarit të BDI Ahmeti duke theksuar faktin se propozimet e të tyre janë të përafërta. Ndërkohë BDI-ja ka mirëpritur idenë për harmonizimin e qëndrimeve për cështjet në interes të shqiptarëve.

“Ne si parti politike shqiptare të cilët kemi propozime të ngjashme t’i harmonizojmë njëherë qëndrimet dhe së bashku propozoj të marrim vendim a ka nevoj të jemi pjesë e atij teatrit pa fund ose do t’i japim fund “ thotë Selmani.

“Kur është fjala për tema të kësaj natyre temat që kanë të bëjnë me arsimin me interesat e përgjithshme shqiptare mendoj që partitë politike shqiptare sa më shumë tentojnë që të harmonizohen mes vete më shumë i ndihmojnë procesit në situatën në të cilën ndodhet shteti” thotë nënkryetarja e BDI Teuta Arifi.

DR dhe BDI kanë reaguar edhe ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski pas takimit të kryetarëve të katër partive kryesore.

“Nëse kërkojnë që BDI të mbështes ndryshimet kushtetuese atëherë gjithsesi se duhet të marrin parasysh edhe kërkesat e BDI” thotë Arifi.

“Ndryshimet kushtuese nuk janë aspak jo vetëm korrekte, por nuk është racionale nga politikanët maqedonas që propozimet e partive politike shqiptare vetëm të fokusohen në atë pjesë e cila është definuar me Marrëveshjen e Ohrit, kurse propozimet e tyre mund të dalin edhe jashtë Marrëveshjes së Ohirt” thotë Selmani.

Grupi i punës me përfaqësues të katër partive më të mëdha të hënën do të fillojnë të shqyrtojnë kërkesat për ndryshimet kushtetuese në fushën e gjyqësorit, bazuar në marrëveshjen e arritur në takimin e liderëve.

Gjyltene Rexhallari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›