Ilaçet pa pullë, 20 farmacive u hiqet licensa
.jpg)
Dhjetra farmaci në vend tregëtojnë barna pa pulla kontolli që mund të jenë të skaduara. Pavarësisht se qëndra e kontrollit të barnave dhe polica ka rënë në gjurmë të farmacive që tregëtojnë ilaçe jashtë cilësisë, pak prej tyre janë sekuestuar.
Drejtori i kontrollit të barnave Besnik Jakaj thotë se brenda 3 muajve nga inspektimet në farmaci, 20 prej tyre u është hequr licensa dhe disa të tjera janë gjobitur.
20 farmaci u është hequr licensa, 18 të tjera kanë marrë gjobë deri në 200 mijë lekë dhe një pesë e madhe e subjekteve farmaceutike kanë pasur mungesë dokumentacioni. Ky është raporti i Qëndrës së kontrollit të barnave i nxjerrë nga inspektimi 3 mujor në farmacitë e vendit. Drejtori i QKKB-së, Besnik Jakaj thotë se shëndeti i qytetarve është i rrezikuar në momentin kur në farmaci shiten barna pa pullë kontrolli.
Për shkak të rritjes se kontrabandës së ilaçeve, qëndra e kontrollit të barnave do ti propozoj një draft të ri qervisë në të cilin do të parashikohen masa më të forta ndëshkuese. Heqje license deri në 5 vjet të ushtrimit të aktivitetit dhe gjoba më të rënda.