Ilcenko e arte ne maratonen e notit 10 km
Kampionia e trefishte boterore ne maratonen 10 km, rusja Larisa Ilcenko ka fituar medaljen e pare te arte ne Lojerat Olimpike ne kete disipline. Ilcenko ne finish te gares e tejkaloi britaniket Keri Ane Pejn dhe Kasandra Paten, te cilat thuajse kryesuan gjate gjithe gares. Rusja Ilcenko e mbylli garen me kohen 1:59:27,7 ore. Nderkohe, notarja nga Afrika e Jugut, Natalie Du Toit, e cila eshte sportistja e pare e cila ka siguruar paraqitjen ne Olimpiade perkunder faktit se eshte e pa njeren kembe, arriti ta mbyll garen ne poziten e 16-te. Ruset, Anastazia Davidova dhe Anastazia Ermakova kane fituar medaljen e arte ne notin e sinkronizuar ne Olimpiaden e Pekinit, duke e mbrojtur titullin olimpik te fituar para kater vitesh ne Athine. Deri te medalja e arte dyshja ruse erdhi me 99.251 pike, derisa medalja e argjendte i takoi dyshes spanjolle, Andrea Fuentes-Gema Mengual, me 98,334 pike, kurse me medalje te bronzte u stolisen japonezet Saho Harada dhe Emiko Suzuki. Kinezja, Vu Jungu i ka sjelle Kines nje tjeter medalje te arte ne Lojerat Olimpike ne Pekin. Ajo ka arritur te triumfoje ne finalen e taekvondos ne kategorine deri 49 kg, duke e mposhtur garuesen nga Tajlanda, Butre Peudpong. Medaljes se bronzte ne kete gare iu gezuan Dalia Kontreras Rivero nga Venezuela dhe Dajnellis Montejo nga Kuba.