Bolt nje perbindesh, ar dhe rekord ne 200 metra
Dyshimi ishte nje i vetem: rekord i botes ose jo? Usain Bolt ka zgjedhur te vendose vulen perfundimtare ne keto Lojera duke lene pas nje 19''30 te cmendur qe fshin keshtu pas 12 vjetesh rekordin e 200 metrave prej 19''32 te vendosur nga Majkell Xhonson dhe duke gdhendur nje tjeter kryeveper ne galerine e sipermarrjeve me te medha ne historine e vrapimit. Finalja e Pekin 2008 ishte nje fluturim i mrekullueshem i nje fenomeni qe nuk rresht se befasuari me kundershtaret e shnderruar ne vezhgues te mjere. Kater dite pas arit dhe rekordit boteror ne 100 metra, xhamajkani hyn, si askush tjeter me pare, ne klubin ekskluziv te te medhenjve te shpejtesise, te afte per te fituar dy medalje ari ne sprint (bashke me te behen nente anetaret e klubit, i fundit kishte qene Karl Ljuis ne Los Anxheles 1984), duke u dhene kundershtareve garen e radhes te sikletshme per shkak te superioritetit te tij. Pas shpines se Nembo Bolt, shume i ngjashem me personazhin Bip-Bip te filmave vizatimore, vjen Shurandi Martina (Antilet Holandeze), qe ishte me i shpejti nga shtate Kojotat qe ndiqnin duke parakaluar amerikanin Spearmon ( i cili u skualifikua se kishte shkelur linjen e korsise dhe bronzi i shkoi Kraufordit). Ne kete moment nuk ka asnje ne planetin Toke qe mund te vendose ne dyshim nje hierarki kaq neto qe vrapon pa pike turpi ne hiperbolat me te larta. Rezultati perfundimtar i kesaj finaleje, i shkruar menjehere pas kualifikimeve, nuk i ka hequr emocionet gares. Stadiumi Kombetar edhe njehere i mbushur plot ne 90 mije vendet e tij, e ka pritur me nje thirrje kenaqesie, ne oren 16:08 me oren e Tiranes, hyrjen ne piste te protagonistit me te pritur, i cili perseriti skenarin e finales se 100 metrave: cante e zeze ne shpine, hap i cregullt, nuk e pershendeti publikun sikur te ishte ne ndonje mitin cfaredo. Spektakli vazhdoi te blloqet, ne momentin e prezantimit te finalisteve, kur Bolt e ka kaluar doren disa here siper kokes, perpara se te imitonte te shtenen, qe tashme eshte shnderruar ne shenjen e tij dalluese. Publiku, me pas, ka pritur i patrazuar ne nje qetesi irreale triumfine paralajmeruar, duke e shoqeruar me nje britme ne rritje fluturimin tokazi te shigjetes xhamajkane, i mbeshtjelle mistershem nga nje force centrifuguese qe mund ta kishte nxjerre jashte korsise, ne nje kthese te marre me nje shpejtesi te tmerrshme. E nese Bolt ka mundur te fitoje dhe medaljen e dyte te arte me nje rekord boteror, ka te beje edhe fakti se ai sot ka ditelindjen e tij. Fenomeni do te mbushe 22 vjec (dhe pas ndeshjes u pa qe po i dhuronte Happy Birthday te gjithe stadiumit) dhe ka shfryre me force duke e lene veten pre te euforise se tij vetem pasi kalooi vijen e finishit, ne te cilen Usain u gjend i vetem, i leshuar me shpejtesi perpara te gjithe njerezve nga levat e tij magjike, te gjata, te lehta, por eksplozive.
Jeton Selimi
Jeton Selimi