Shqiperia, "postbllok" Greqise
Shqiperia U-21 regjistroi nje barazim te cmuar 1-1 me Greqine edhe pse pati ne fund te gjitha mundesite per ta fituar takimin e marre revanshin e asaj humbje ne Athine 2-1 vitin e kaluar. Gjithsesi formacioni i Artan Bushatit, edhe pse gjashte mungesa nga ai qe triumfoi 1-0 me Kroacine po ne "Ruzhdi Bizhuta", fale edhe golit te talentit te Xhevair Sukaj (66'), por dhe punes se jashtezakonshme te Gilman Likes e zevendesuesit Brian Filipi arriti te vendoste ekuilibrat ne fushe pas golit te pjeses se pare te realizuar nga Lazaras Kristodholupulos (25'). Per Shqiperine ky ishte barazimi i dyte 1-1 pas atij me Azerbaxhanit ne transferte. Takimi u zhvillua ne nje ambient shume miqesor, madje ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" ishte vendosur edhe nje banderole e shkruar ne gjuhen greke: "Kallos irthate sto Elbasan" -Mire se erdhet ne Elbasan. Megjithate, kuqezinjte e vegjel paten mundesi per te kaluar ne avantazh dy here gjate perfundimit te takimit, duke e zhvleresuar shtyllen e grekeve. Gjithsesi, pas me gjashte minutash shtese dy ekipet u ndane ne barazim 1-1, duke ruajtur diferencen e pikeve, tashme Greqia 14 pike, Shqiperia 11 pike. Shqiperia, me 5 shtator do te luaje kunder Kroacise ne transferte dhe kater dite me pas me Azerbajxhanin ne Shqiperi.