Ilegalët e Veriut, i pranojnë pjesërisht
Qeveria e Kosovës nuk po i sheh më të gjitha strukturat paralele serbe në Veri si problematike për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe ligjin atje.
Tash Ekzekutivi po e konsideron të mundshëm integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe në sistemin e Kushtetutës dhe ligjor të Kosovës.
Por, po vazhdojnë të mos pranohen strukturat serbe të sigurisë dhe drejtësisë, që veprojnë në pjesën më problematike të Kosovës.
Megjithëkëtë, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se strukturat shëndetësore, arsimore dhe kulturore mund të integrohen në sistemin ligjor të Kosovës vetëm nëse u përshtaten rregullave që i ka paraparë Pakoja e Ahtisaarit.
“Vetëm ato struktura që i parasheh Pakoja e Ahtisaarti mund të integrohen në sistemin e Kosovës dhe vetëm sipas Pakos do të kenë edhe kompetencat”, ka thënë Kuçi për Express të enjten.
“E dini qëndrimin që e kemi dhënë disa here. Strukturat e sigurisë duhet të shpërbëhen dhe në anën tjetër secila strukturë tjetër që ka të bëjë me arsimin, me shëndetësinë duhet të jetë e përputhshme me Pakon e Ahtisaarit”, ka shtuar ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...