Shkarkon edhe dy zëvendësministrat e Mbrojtjes

Ky vendim i tij erdhi pak ditë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Anatoly Serdykov, pasi që emri i tij përflitej në një skandal korruptiv.
Të enjten ndërkaq, Putin shkarkoi edhe Dmitry Chushkin dhe Yelena Kozlova, të cilët i mbikëqyrnin financat e Ministrisë së Mbrojtjes, në kohë sa ajo drejtohej nga Serdyukov.
Ministri Serdyukov u shkarkua pasi që u gjet se ishte i përfshirë në një skandal korruptiv në vlerë prej 100 milionë dollarësh, kur një kompani për tregtimin e armëve, që kontrollohej nga Ministria, u akuzua se iu kishte shitur prona kompanive të brendshme me çmime të dyshimta dhe tejet të ulëta.
Sipas një njoftimi të publikuar në web-faqen zyrtare të Kremlinit, Chushkin dhe Kozlova, janë zëvendësuar nga dy bashkëpunëtorë të afërt të ministrit aktual, Sergei Shoigu.