Më shumë se 50 anëtarë të LDK-së dhe AAK-së i bashkohen PDK-së

Edhe sot kanë vazhduar aderime të reja në Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë. Nëndega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës “Vëllezërit Frashëri” dhe shumë akivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu bashkuan PDK-së.
Në fjalën e tij përshëndetëse kandidati për kryetar Naim Fetahu ju uroi mirëseardhje dhe i falenderoi për besimin e dhënë.
“Partia Demokratike e Kosovës është e hapur për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në qëllimin tonë të përbashkët, në ndryshimin e jetës së qytetarëve të komunës së Podujevës”, u shpreh Fetahu.
Në mesin e të anëtarësuarëve janë edhe: Dafina Dobërdoli, Bekim Zeneli, Fehim Zeneli, Albana Zeneli, Visar Zeneli, Behar Zeneli, Ardit Tahiri, Nezir Berisha, Ismail Potoku, Albert Potoku, Amir Haliti, Fitim Lepaja, Bashkim Talla, Antigona Talla, Florie B. Talla, Arsim Hasani, Bekim Behrami, Enis Dervisholli, Bekim Salihu, Egzon Raçi, Blerim Blaku, Isuf Potoku, Halim Raçi, Tefik Raçi, Arbër Blaku dhe Alban Blaku. /Indeksonline/