E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Beqja: Rritja e pensioneve, spërputhet me rritjen e çmimit të energjisë e ujit

Tiranë, 5 korrik, NOA Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja i denoncoi sot si të pamoralshme dhe qesharake thëniet e kryeministrit Berisha, se rritja e pensioneve mbështetet mbi të ardhurat e trefishuara nga eksportet, pasi sipas tij, nuk ka një rritje të vërtetë të tyre.

Beqja e ka argumentuar një çështje të tillë me faktet se është shtrenjtuar 13 për qind energjia elektrike; 26 për qind uji i pijshëm dhe 10-30 për qind perimet.

Nga ana tjetër, deputeti i PS-së e denoncoi edhe veprimin sipas tij të paligjshëm të kreut të mazhorancës, për të mos zbatuar indeksimin e pensioneve nga data 1 maj.

Ai dhe qeveria e tij e integrimit u ka borxh 2 muaj pensione shqiptarëve. Ndërsa rritja e pensioneve të qytetit është më pak se inflacioni, prandaj ne përsërisim se sot pensionistët shqiptarë blejnë më pak se çblinin një vit më parë, deklaroi deputeti Ilir Beqja.

Deputeti Beqja vijoi me pasqyrën e fakteve se përse pensionet nuk mund të rriten, pasi sipas tij, vetëm në 5 muaj, qeveria e Sali Berishës ka 12 miliardë lekë defiçite në dogana dhe tatime, të cilat vijnë nga korrupsioni dhe evazioni, nga të cilat është kapur kjo qeveri.

Sali Berisha dhe ministri i tij i Financave gënjyen kur thanë se kjo është rritja më e madhe e pensioneve që ka ndodhur ndonjëherë, deklaroi ai.

Duke vijuar më pas se krizën e keqmenaxhimit të të hyrave në buxhetin e shtetit, Sali Berisha kërkon ta zhvendosë në sistemin bankar dhe pastaj në ekonominë reale.

Në mënyrë të përsëritur i kemi deklaruar vështirësitë ekonomike që ka vendi, pasojat që po vuajnë nga keqqeverisja që nga muaji nëntor dhe ja ku erdhëm në korrik, atë që kishim parashikuar para 7 muajsh, për fat të keq të gjithë shqiptarëve sot është e vërtetë, përfundoi deklaratën e tij Ilir Beqja.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›