Turizmi, shtohen ciceronet ne Monumentet Kulturore
Ne Ministrine e Kultures u zhvillua dje nje mbledhje, ku moren pjese te gjitha strukturat e linjes ne rrethe per Trashegimine Kulturore dhe turizmin. Ata u njohen me masat e reja ne drejtim te thithjes se sa me shume turisteve ne vendin tone.
Sipas kreut te MTKRS-se, Ferdinand Xhaferaj, sezoni turistik ka filluar mjaft mire me impenjimin per pastrimin e plazheve. “Gjithsesi, kjo nuk mjafton” cilesoi ai, “pasi kerkohet impenjimi maksimal nga te gjitha drejtorite, per te qene ne gatishmeri te turisteve, vecanerisht nga korriku deri ne fund te shtatorit, ku dhe fluksi i turisteve eshte me i madh”. Sipas titullarit, Drejtoria e Politikave te Turizmit dhe Trashegimise, do te jete ne inspektim terreni per te gjitha krahinat e Shqiperise, ne menyre qe t’i qendroje sa me prane problemeve dhe per te kontrolluar mbarevajtjen e punes, persa i takon sezonit turistik. “Drejtoria e Buxhetit ne MTKRS ka planifikuar pagesen e ciceroneve shtese per qytetin e Durresit, Shkodres, Beratit, Apolonise ne Fier, Krujes dhe Gjirokastres”, deklaroi Xhaferaj, duke shtuar se nuk do te lejoje asnje neglizhence nga ana profesionale, pasi ne te kundert do te kete pasoja, deri ne largimin nga puna te punonjeseve qe nuk angazhohen sic u kerkohet. Ai kerkoi gjithashtu orare te zgjatura per kete periudhe ku ka fluks turistesh, pasi imazhi turistik eshte dhe do te jete nje nga angazhimet me te medha te politikave turistike, ndersa sherbimi ndaj turisteve dhe pastertia ne monumentet e kultures jane angazhimet primare qe ka cdo drejtori. Me parashikimin e buxhetit per ciceronet shtese prane monumenteve kulturore, shtohet njekohesisht edhe interesi ndaj turisteve per te mesuar sa me shume mbi trashegimine kulturore qe ofron Shqiperia. “MTKRS-ja do te tregoje se i sherben turisteve dhe ka mundesi t’u sherbeje atyre sa me mire”, tha me tej ne fjalen e tij Xhaferaj, duke kerkuar edhe njehere gatishmeri dhe angazhim te plote nga drejtorite perkatese. Mesohet se te preferuarit per punesim si cicerone, do te jene ata qe kane punuar dhe me pare ne keto monumente po me kete detyre. Nderkaq, sipas operatoreve turistike ne kryeqytet, numri i turisteve te huaj qe vizitojne vendin tone vijon te kete ngritje kete sezon, ndersa behet e ditur se ata preferojne monumentet ne vend te bregdetit. Po keshtu, edhe investitoret e huaj paraqesin mjaft interes per vendin tone.