Amerika dhe shqiptarët

Teksa sheh dashurinë e furishme pro Amerikës, ska sesi të mos dyshoj dhe shtroj pyetjen: A e duam vërtetë Amerikën? Kjo pyetje sinjifikon dilemën tjetër, a dimë vërtetë ta duam dhe a është kjo dashuri e sinqertë?
Amerika dhe shqiptarët
Nga Ndue Ukaj*
Flamujt Amerikan, diskursi patetik i politikës, medias, kudo hapësirave shqiptare, festimi madhështor i ditëve të shënuara amerikane, siç është 4 korriku, janë imazhe të mjaftueshme që të krijojnë një përshtypje të plotë, se shqiptarët e admirojnë Amerikën, se shqiptarët e kanë model popullin e shtetin amerikan, dhe se, shqiptarët ndajnë në përgjithësi sistemin e vlerave të përbashkëta me amerikanët.
Shtoja gjithë kësaj, pasionin e fuqishëm të rinisë shqiptare, për vlerat dhe kulturën amerikane, me një theks të veçantë për muzikën, filmin, sferat e edukimit, etj., mund të themi se afërsia amerikano-shqiptare në sipërfaqe duket të jetë e mrekullueshëm.
Në realitet, kjo afërsi në masat e gjëra në popull, është reale, mirëpo, gjendja e përgjithshme shqiptare, sidomos ajo politike, mbase ka edhe një faqe tjetër, të cilën për shkak të një mentaliteti fodull dhe heretik, sguxojmë ta prekim.
Është një dialektikë e jetës që njeriu kur do dhe admiron dikë, dëshiron ti ngjasojë atij/asaj, apo në variante tjera, dëshiron ti shkrij dallimet dhe cenet e tij dhe të përfitojë nga vlerat që admiron, për të ruajtur dashurinë, për ta thelluar atë dhe mbi të gjitha për ti shëmbëllyer të admiruarit. A bëjmë ne si komb një gjë të këtillë? Mendoj që jo-ja është e madhe.
Një njeri me mendje të shëndoshë, kur sheh gjendjen politike shqiptare, kundron mentalitetin e politikës shqiptare, përçarjet banale, mos aftësinë për tu bashkuar në drejtim të mirave të përbashkëta, plaçkitjen e shtetit në përmasa ekstreme, një mentalitet primitiv të tipit anadollëko-oriental në qeverisje, ndërsa në anën tjetër sheh dashurinë e furishme pro Amerikës, ska sesi të mos dyshoj dhe shtroj pyetjen: A e duam vërtetë Amerikën? Kjo pyetje sinjifikon dilemën tjetër, a dimë vërtetë ta duam dhe a është kjo dashuri e sinqertë?!
Si shpjegohen këto marrëdhënie, a janë vetëm pjesë e evokimeve që vinë nga e kaluara, ngase ky shtet ka shpëtuar qenien tonë kombëtare dhe ka krijuar dy shtete shqiptare, janë rrjedhojë e natyrshme, apo rezultat i një frike që fshihet nën petkun e interesave politike? Gjitha këto pyetje e dilema, shpjegimin më të mirë e gjejnë në realiteti shqiptar, i cili është një tregues tejet i keq- një realitet që shumë pak përkon me modelin amerikan për kulturën, shtetin, kombin, qytetarin, etj.
Të gjitha dilemat e lartcekura, deshëm apo sdeshëm ta pranojmë, i shpjegon më së miri politika jonë, e cila vepron pikërisht jashtë kornizave të ideve dhe idealeve që promovon Amerika, për shtetin, për demokracinë, për lirinë, për qytetarin.
Dhe sidomos, këto shqetësime i shpjegon mënyra si sillet elita dhe inteligjencia jonë e vobektë, e dehur nga vetëkënaqësia dhe mburravecëria, që ska guximin të del në mbrojte të parimit të lirisë thelbësore, të demokracisë shëndoshë, të shtetit funksional, por bëhet surrogat i deformuar i tyre.
Duke i sintetizuar këto segmente dhe sidomos duke i njohur predikimet e atykëtushme që bëhen jo rrallë brenda kombit tonë, njeriu sgjen vend për tu ngazëllyer dhe për më tepër, e ka të vështirë të pohoj me plotë gojën se kombi ynë e do vërtetë Amerikën.
Miqësia amerikanëve dhe shqiptarëve nuk i dedikohet sinqeritetit e as kontinuitetit të politikës sonë, as në Shqipëri, as Kosovë e gjetiu hapësirave shqiptare, por madhështisë së kombit amerikan, asaj madhështi që ky shtet me vlera sublime, e ka manifestuar dhe manifeston çdo herë, duke mbrojtur parimet e lirës, të drejtës dhe demokracisë.
Prandaj, mënyra më e mirë për tiu falënderuar Amerikës është ti gërshetojmë ato të mira universale që promovon ky vend dhe ti bëjmë pjesë të jetës sonë kombëtare, pjesë e konsolidimit të kombit tonë dhe shteteve tona, që të bëjmë ne për shtetin e jo shteti për ne, siç na mëson filozofia e jashtëzakonshme amerikane.
Nëse e kthejmë shikimin prapa në shekullin e kaluar, lehtësisht mund të konstatojmë se përveç pak lëvizjeve puro-amerikanë (kujtoj këto lëvizjen madhështore të Ibrahim Rugovës), lëvizjet tona kombëtare në shekullin e kaluar, kanë qenë kryesisht në kundërshti me parimet dhe vlerat që ka promovuar dhe mbrojtur Amerika.
Sot, kombi shqiptar shquhet për një admirim të madhe pro civilizimit që përfaqëson Amerika. Mirëpo, e gjithë kjo energji dhe ky admirim është si uji që srrjedh dhe nuk shfrytëzohet, sepse e pengon diga e politikës, që me mbrapshtitë e saj slejon të zhvillohet shëndetshëm.
Pikërisht për këtë, ne mbetemi kombi më i varfër në Europë, pa mirëqeni, pa sport të zhvilluar, pa kulturë universale, me mentalitet fisnor, bajraktarizëm krahinor, ekstreme religjioze, në gjitha poret e jetës. Empiria na thotë se një raport i shëndetshëm, jo formalë, por esencial me Amerikën sdo të na lejonte katandisjen në këtë gjendje?!
Ky admirim i natyrshëm dhe pse jo i detyrueshëm që kemi pro këtij vendi të mrekullueshëm, duhet shërbejë si moment i fundit për reflektim, të funksionalizohet në drejtim të së mirës kombëtare.
Kjo pikësëpari, duke bërë transformime të shumëfishta brenda jetës sonë kombëtare, një emancipim të shumanshëm e të domosdoshëm, që do të mundësonte jetësimin në praktikë, të atyre parimeve dhe vlerave bazike perëndimore, të cilat sot, zaten, janë të kërcënuara më shumë se kurrë nga segmente të errëta në Shqipëri, Kosovë, e gjetiu ku jetojnë shqiptarët, etj.
Ndaj, për shqiptarët, alarmi është i ndezur dhe kumbon fuqishëm: është koha për vetëdijesim më shumë se kurrë, që këto retorikë shterpe dhe fjalimet popoze pro-Amerikës, ti shndërrojmë në veprime konkrete në të mirë të demokracisë, të lirisë e përparimit kombëtar.
Ndryshe, këto fjalime, të cilat shkumojnë sidomos në raste festash, do të jenë të paefektshme, ndërsa rrugëtimi ynë do të jetë i zbehtë, ashtu siç ka qenë gjerë më sot. Rrugëtimi krah Amerikës dhe duke jetësuar e mishëruar në jetën tonë kombëtare vlerat e mëdha që sublimon ky vend, është rrugëtim i vetëm i sigurt dhe një garanci për të tashmen tonë, e sidomos një investim për një të ardhme të ndritshme.
Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe solidariteti i jashtëzakonshëm amerikan ndaj kombit tonë, deri me sot si kemi shfrytëzuar për të mirën e kombit tonë (siq kanë bërë Izraeli, Koreja e Jogut, etj), që të këndellemi dhe ti akumulojmë potencialet tona, për ta sforcuar substancën kombëtare. Sidomos këto marrëdhënie, nuk i ka shfrytëzuar politika shqiptare. Ajo nuk ka mësuar si duhet bërë shteti, të mësoj si kontribuohet për shtetin, mbi të gjitha, të mësoj si formësohen idealet e përbashkëta kombëtare, në të cilat, të gjithë kontribuojnë dhe nga të cilat gjithë përfitojnë.
Prandaj, është momenti i reflektimit dhe vetëdijesimit, që nga pasioni i zjarrtë për Amerikën, me flamuj, koncerte, e forma tjera, të kalojmë në instancën tjetër, te përvetësimi i modelit amerikan, për tu edukuar dhe mësuar si bëhet shteti në frymën amerikane, si duhet shteti dhe si përparon shteti, në frymën amerikane. Realiteti i tashëm shqiptar është larg këtyre idealeve.
Amerika është një shtet mrekullueshëm, ndërsa populli amerikan është Ai të cilit duhet thurur Lavde të përhershme. Mirëpo, jo lavde që përfundojnë me lagje të buzëve. Është në të mirë të mirën tonë kombëtare dhe sidomos falënderimi më i madh për këtë ven