Jaka prezanton përparësitë e Shqipërisë në tregti e investime
Artizanatit të Udines ku u zhvillua dhe një seminar me temë Njohja Tregtia dhe Investimet në Shqipëri me pjesëmarrje të gjerë biznesmenësh dhe investitorësh italianë që janë tashmë në Shqipëri dhe biznesmenë të interesuar për të bashkëpunuar dhe për tu futur në tregun shqiptar. Nga ana e tij kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Nikolin Jaka shpjegoi në detaje fushat ku mund të investohet në Shqipëri, cili mund të jetë investimi afatmesëm dhe afatgjatë i investimeve të huaja në vendin tonë. Duke cilësuar se efektet e krizës globale dhe financiare nuk mund të kalonin pa u ndier dhe ne vendin tonë, Jaka u shpreh se në në vitin 2011 është e pritshme një ringritje e ekonomisë dhe për pasojë edhe e Investimeve të Huaja Direkte, që duhet të paraprihet me inçentivat e nevojshëm në sektorët më të rëndësishëm.
Brukseli, gati rritjen e moshës së pensionit
Brukseli do të hidhet këtë javë në debatin e tensionuar mbi pensionet, duke bërë presion për rritjen e moshës së pensionit në të gjithë Bashkimin Evropian (BE), teksa pesha e detyrimeve ndaj pensionistëve kërcënon financat publike të bllokut ekonomik. Komisioni Evropian do ta kuadrojë problemin e pensioneve si pjesë të debatit mbi financat e tronditura publike të bllokut, në një revistë debati që do të dalë të mërkurën. Në rast se njerëzit, që kanë nisur të jetojnë më gjatë, do të qëndrojnë po ashtu më gjatë në punë, asnjë problem përshtatshmërie pensionesh nuk do të lindte, dhe as do të kishte rritje shpenzimesh për pensionet, thotë një draft i kësaj reviste, i shtënë në dorë nga gazeta Financial Times. Nevoja për reforma theksohet nga përkeqësimi i përqindjes së njerëzve që punojnë ndaj atyre që janë në pension. Aktualisht në Evropë ka katër njerëz në punë për çdo njeri përmbi moshën 65-vjeçare; aty nga viti 2020, do të ketë vetëm dy njerëz që janë në punë për çdo njeri të dalë në pension. Duke arritur që koha e harxhuar në pension nuk vazhdon të rritet, krahasuar me kohën e zënë me punësim, kjo do të mbështeste përshtatshmërinë dhe mjaftueshmërinë (e pensioneve), thotë drafti. Kjo do të thotë që rritja e moshës, në të cilën njeriu pushon së punuari dhe del në pension. Pensionet evropiane janë më bujare dhe paguhen për një kohë më të gjatë se në vende të tjera, sepse punonjësit dalin më herët në pension. Francezët largohen nga tregu i punës përpara moshës 59-vjeçare, krahasuar me atë prej 65 vjeç në SHBA dhe vendet rrotull saj, dhe pothuaj moshës 70-vjeçare në Japoni, dhe kjo pavarësisht ngjashmërive mes këtyre vendeve për pritshmërinë e jetëgjatësisë. Kështu tregon një raport i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.
Gjermania shkurton shpenzimet
Kabineti gjerman është i vendosur të miratojë këtë javë buxhetin e vitit 2011, si pjesë e programit 4-vjeçar te shkurtimit të shpenzimeve, që synon tu shërbejë si shembull qeverive të tjera evropiane, pa rrezikuar mëkëmbjen e fortë ekonomike të vendit. Rezymetë zyrtare për mbledhjen e kabinetit qeveritar të mërkurën, të bëra publike nga Berlini, mbrojnë qëndrimin se programi i uljes së shpenzimeve me 80 miliard euro, në vend të rritjes së taksave, do të ndryshojë thellësisht nga shtrydhjet e mëparshme fiskale dhe do të ofrojë mundësi të dukshme, më të mira rritjeje ekonomike. Komentet duket se synojnë të shmangin kritikat ndërkombëtare, se plani shtrëngues gjerman do të godasë perspektivën e rritjes ekonomike të Evropës. Ekonomia gjermane po shijon vrullin e rritjes me bazë industrinë, me kompanitë prodhuese që po ripunësojnë punonjësit dhe po u kthehen niveleve të prodhimit të para-krizës. Rritja më e fortë nga parashikimet dhe rënia e papunësisë ia bënë shumë më të lehtë Gjermanisë të reduktonte deficitin e vet të sektorit publik. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, bëri të dielën një lëvizje për të rritur besimin në perspektivën ekonomike globale.