E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në çift, shqiptari hedh gruan nga kati i 9-të në Milano: Ishte xheloze

policia-112Itali- Një shqiptar 30-vjeçar me iniciale Z. L dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Silvia H, në ‘Cologno Monzese’, në provincën e Milanos.

Sipas ‘TgCom 24′ mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të gjatë me gruan, të cilën ai e shtyu përmes dritares së apartamentit të tyre të vendosura në një ndërtesë në ‘Via Einaudi’.

Gruaja, e moshës 31 vjeç, vdiq pas rënies nga kati i nëntë. Shqiptari u ndalua nga stacioni policor lokal.

Policia italiane tha se dyshohet se shkak i tragjedisë është bërë xhelozia e gruas ndaj burrit të saj, e cila dyshonte se ai kishte një të dashur në Shqipëri. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, dje pasdite 30-vjeçari kishte lajmëruar policinë për ta ndihmuar duke u thënë atyre se gruaja e tij u hodh nga dritarja e apartamentit në katin e nëntë për arsye xhelozie. Por në vendngjarje policia gjeti gjurmë të pagabueshme se ata ishin përleshur.

Nëna dhe një mik italian i viktimës konfirmuan marrëdhëniem e stuhishme dhe të dhunshëm në mes të dyve, e provuar nga shenjat mbi trupin e viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›