E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, mbyten në lumin Po 2 vogëlushe shqiptare. Gjendet dhe trupi i dytë

PAVIA-Dy vajza të mitura me origjinë shqiptare janë mbytur sot në lumin Po, në provincën Breme Lomellina, në Pavia.

Pas orë e orë kërkimesh polumbarët gjetën sot dhe trupin e vogëlushes së dytë të zhdukur në ujërat e lumit Po.

Mediat italiane bënë të ditur se dje dy vajzat e vogla, 10 dhe 11 vjeç, kushërira me njëra-tjetrën ishin me familjet e tyre buzë lumit Po me qëllim, të kalonin një fundjavë të freskët e të këndshme. Mësohet se te dielen rreth orës 16:30, vajzat, njëra banore ne Breme, kushërira tjetër nga Milano kanë qenë duke u larë në lumë por fatkeqësisht i ka rrëmbyer rrjedha. Po kështu mediat theksojnë se njëri prej të afërmve ka tentuar t’i shpëtojë por ka qenë e pamundur, pasi trupat e vegjël janë zhdukur me shpejtësi nën ujë.

Polumbarë, forca të zjarrfikëseve të zonës kanë mbërritur në vendngjarje pas alarmit që kanë dhënë prindërit.
Me qëllim pikasjen e trupave në lumin e gjatë u vu në dispozicion dhe një helikopter që vijoi kërkimet prej disa orëve.

Pas disa orë kërkimesh, dje rreth ores 19:30 u bë e mundur gjetja e trupit të më të voglës, 10-vjecares, ndërsa pas kerkimeve intensive u be i mundur sot gjetja e trupit te vogelushes se dyte.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›