E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Daja trajneri i ri i Skënderbeut?

Kështu, një ditë më parë ka qenë vetë drejtori ekzekutin i klubit korçar të Skënderbeut, Gjergji Ballço, ai që e ka bërë publike një gjë të tillë. Kështu, sipas tij, por, edhe sipas drejtuesve të tjerë korçarë, Ilir Daja është me 99 % trajneri i ri i Skënderbeut.

Madje, korçarët mezi e presin ish-trajnerin e njohur të “kushërinjve” të tyre të Pogradecit përpara disa sezonesh. Sipas vetë vendasve Daja duket edhe trajneri më i mirë i mundshëm i momentit për të zëvendësuar të sapolarguarin Indrit Fortuzi.

“Kemi biseduar me Dajën, por edhe me trajnerë të tjerë. Por, me të parin thuajse gjithçka në parim thuajse ka përfunduar. Pra, ajo që ne presim është një përgjigje nga ai”, ka thënë drejtori i klubit, Gjergji Ballço.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›