Ilir Dashi: Penalizohen mjekët që rekomandojnë pacientë në QSUT
tek të gjithë shefat e pavijoneve. Pika të rëndësishme të këtij Urdhëri janë evitimi i rasteve të pranuara në urgjencë, të cilët nuk justifikojnë kriteret e urgjencave mjekësore sekondare apo terciare. Dreejtoria e QSUT-së do të kontrollojë për çdo rast shtrimi urgjent, duke evidentuar mjekun dërgues, mjekun pranues, kartelat e shtrimeve që dërgohen nëpër shërbime të ndryshme, dhe sidomos përcaktimin dhe argumentimin e diagnozës së të sëmurit. Të gjitha këto pavijone, si shërbimi i urgjencave, reanimacioni i Kardiologjisë, dhe shërbimet e Kardiologjisë janë të detyruara që në fund të çdo jave, të sjellin në Drejtori informacion të detajuar për pacientët e shtruar. Në bazë të këtij informacioni, do të shihet se sa është zbatuar sistemi i referimit dhe Urdhri nga mjekët. Në rast se konstatohen shkelje, Drejtoria do të marrë masa administrative ndaj tyre, ka nënvizuar Dashi. Në bazë të këtij Urdhri, për përmirësimin e shërbimit të Urgjencës është garantuar shërbim 24 orësh i laboratorit të analizave dhe Imazheria konvencionale. Po kështu, pavijonet e Kardiologjisë (kati i parë, kati i dytë) duhet të rezervojnë çdo ditë të paktën 3 shtretër për çdo pavijon për të sëmurët e Urgjencës së spitalit Nr 1. Pavijonet e tjera të sëmundjeve të Brendshme duhet të kenë çdo ditë në dispozicion të Urgjencës, të paktën 2 shtretër për pavijon. Marrja e këtij Urdhri ishte një domosdoshmëri, pasi zbatimi i sistemit të referimit solli uljen e numrit të konsultave dhe rritjen e numrit të personave të shtruar në Urgjencë. Ky Urdhër do të sjellë mirë funksionimin e sistemit të urgjencës, pasi parashikon që asnjë nga pacientët të mos qëndrojë më shumë se 24 orë i shtruar në Urgjencë, është shprehur Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi.