ORA nënshkruan marrëveshjen e shkrirjes me LDK
nga e cila para së gjithash do të përftojë Kosova. Teuta Sahatqija, kryetare e subjektit politik ORA, tashmë të shkrirë në LDK, tha se bashkimi me LDK ka të vetmin qëllim arritjen e rezultateve më të mira për Kosovën. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes u tha se Lidhja Demokratike e Kosovë dhe Partia Reformiste Ora e shkrirë tashmë në LDK, synojnë rezultate më të mira në arenën politike dhe në zhvillimet e përgjithshme të shtet ndërtimit të Kosovës. Kundërshtimin e degës së ORA, në Gjakovë për tu shkrirë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Sahatqija e quan parim të demokracisë. Ajo tha se vendimi për t'iu bashkuar LDK është marrë me konsensus të plotë të kryesisë së ORA. Ndërkaq, nënkryetari i LDK, Eqrem Kryeziu nuk dha detaje rreth pozitës së Sahatqisë në LDK. Ndërsa në pyetjen nëse një akt i tillë marrëveshjeje pritet edhe me LDD, Kryeziu nuk ishte shumë konkret.