E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Dashi: Politika konkrete per punesimin e te rinjve

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim te Tiranes, Ilir Dashi, njeheresh kandidati per deputet ne qarkun e Tiranes, gjate nje takimi me te rinj te LRI-se ne njesine nr.1 u shpreh se eshte Koha per Veprim, pasi papunesia po vjen duke u rritur, dhe vecanerisht papunesia per te rinjte qe mbarojne shkollat dhe nuk dine ku te shkojne. Ndaj, sipas tij, pas anetaresimit ne NATO, Shqiperia ka nevoje qe te luftoje varferine dhe papunesine. Duke vazhduar me tej, ai ka ftuar te gjithe te rinjte ne te gjithe vendin qe duke u bashkuar, te mund te investojne per punesimin e tyre, do te mund te investojne per te ardhmen dhe dinjitetin e tyre. "LSI qe do te mund te ndryshoje per mire jeten e shqiptareve, qe do te mund te luftoje papunesine dhe varferine. Eshte Koha per Veprim, per t'u ndare jo vetem nga njerezit qe e fusin dhe e rikthejne vendin ne krize, por per t'u ndare nga politika e 1 Prillit, nga politika qe nuk do t'ia dije per shqiptaret", perfundoi fjalen zyrtari i LSI, Ilir Dashi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›