E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prodhohet karta e 1 milionte, garanci per pajisjen ne kohe te shtetasve"

Kur debati politik mbi ceshtjen e pajisjes se shtetasve pa pasaporte me karta identiteti behet gjithmone e me i ashper, numri i leternjoftimeve te prodhuara arrin ne 1 milione te tilla. Njoftimi eshte bere diten e djeshme nga Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, gjate nje vizite ne qendren e prodhimit te leternjoftimeve, ku edhe deklaroi se tashme jane prodhuar dhe jane gati per t'u shperndare tek qytetaret mbi 1 milione leternjoftime elektronike. Ashtu sic eshte informuar dhe opinioni publik, zyrtari i larte shqiptar, sqaroi se procesi i aplikimi per leternjoftimet elektronike eshte nje proces i cili ka ecur dhe vazhdon te permbushe te gjitha parashikimet dhe planin e punes qe Ministria e Brendshme se bashku me kompanine aleate, me koncesionarin e prodhimit te kartave te identitetit, ka dizenjuar dhe po ndjek. "Jane me shume se 1 milione e 100 e 50 mije qytetaret qe kane aplikuar per leternjoftime elektronike", njoftoi Nishani. Ai tha se dje ishte prodhuar leternjoftimin e nje milionte dhe jane me shume se 460 mije qytetare nga grupi i atyre pa pasaporte qe kane aplikuar per leternjoftimin elektronik. "Qe nga data 30 maj e deri ne mesin e muajit qershor do te lejohen te aplikojne ne te gjitha zyrat e aplikimit ne te gjitha vendet, vetem ato qytetare qe nuk kane nje pasaporte", njoftoi per vijimin e procesit, Ministri i Brendshem. Sipas tij, natyrisht do te deshironte qe edhe ne procesin e shperndarjes, apo te marrjes nga ana e qytetareve te leternjoftimeve elektronike, te pajisen qytetaret te cilet qe nuk e kane nje pasaporte, ne menyre te tille qe procesi i shperndarjes te jete me i lehte dhe me i shpejte per ata qe nuk kane nje pasaporte. "Ekzistojne te gjitha kapacitetet e plota, ekzistojne te gjitha lehtesite e nevojshme qe cdo qytetar i ketij vendi qe nuk ka nje pasaporte dhe mund te paraqitet per te aplikuar deri me daten 15 qershor, do te kete ne dore leternjoftimin elektronik per te pasur te gjitha mundesite per te ushtruar te drejten e votes deri ne diten e zgjedhjeve", shprehu sigurine ministri Nishani. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›