E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Kerni sjell "Kopelen" në TOB

"Kopelia" do të sjellë në virgjilje të festave të fundvitit premierën e saj në TOB. Ilir Kerni qëndron në krye të trupës së baletit të TO, të cilët do të sjellin nën koreografinë e tij një ndër kryeveprat e baletit. Trupa e baletit do te vijë nën lojën e tre gupeve artistësh, të cilën do të sjellin veprën komike por dhe sentimentale njëkohësisht. Për këtë vepër ai ka përzjedhur si solistë Enada Hoxhën dhe Gerti Vason si dhe balerinët e tjerë Esdalin Gorani, Eno Birko, Elona Nallbani, Ledia Sula dhe të tjerë. Koreografia e Ilir Kernit do të gërshetohet me hijeshinë e skenografisë së Zorz Drausnik, kostumet do ti sjellë teper origjinale në përshtatje me rolet e veprës do ti sjellë Ljubica Ëagner, Okestra Sinfonike e Teatrit te Operas dhe Baletit do të drejtohet nga dirigjenti Ermir Krantja. Vajza me sy smeraldi sjell dy realitete kundërshtuese ku Franz është joshur njëkohësisht prej vajzës perfekte kukullës Kopëlia dhe vajzës Svanilda. Leo Delibes kompozitori i muzikës së baletit Giselle ka shkruar dhe këtë pjesë fantastike të balëtit, e cila sjellë një ëndërr të herëshme të Ilir Kernit, për ta vënë në skenë këtë vepër në Shqipëri. Kështu baleti "Kopelia" të fut në një gjendje marrëzie dhe dashurie, ku ndjesia për jo frymoren ndërthuret me atë për femrën e vërtetë dhe prej mishi. Megjithatë nuk kalohet në tragjëdizma dhe këto komikja ndërthuret bukur, për të sjellë një vepër origjinale dhe të famës internacionale, që me fanatizëm ruhet ende si vepra më e madhe komike ne Francë. "Kopelia", e cila u vu në skenë për herë të parë në Operan e Pasrisit në vitin 1870, do të hapë premierën në TOB në datat 22,24,25,26 dhjetor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›