E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Kumbaro zhduket për ti shpëtuar ekstradimit

Share

Paraditen e sotme pritej që në Angli të zhvillohej seanca gjyqësore për Ilir Kumbaron, ku me shumë mundësi do të vendosej ekstradimi i tij drejt Shqipërisë, ku akuzohet për vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Kumbaro nuk është paraqitur në seancën e sotme që do të zhvillohej në Londër dhe tashmë dyshohet ai të jetë zhdukur. Për këtë arsye, gjykata ka lëshuar një urdhër arresti për të.

Kumbaro është një nga katër personat e akuzuar për çështjen e rrëmbimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, në vitin 1995 në Tiranë. Prej 15 vitesh Kumbaro jeton në Britani në një banesë sociale në sajë të ndihmës sociale që shteti i ka akorduar pasi kishte deklaruar se ishte i paaftë për punë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›