Skënder Gjinushi: Shqipëria s‘ka Kuvend, por shtëpi publike
Dje u tregua qartë se kush është fytyra e vërtetë e kësaj shumice, u tregua qartë se kush është dialogu i vërtetë i kësaj shumice. U tregua qartë se Shqipëria nuk ka Kuvend, por ka motel apo shtëpi publike, e cila u pushtua nga shumica aktuale, ku Berisha në Parlament shpalosi fytyrën e tij të 20 vjetëve në mënyrë të përmbledhur dhe bashkë me deklaratat e kryetares së motelit tregon përfundimisht se kush është e vërteta e të ashtuquajturit dialog politik, apo frymën e bashkëpunimit. Jam i bindur se ai nuk e meriton të jetë Kryeministër, por nuk meriton as të jetë qytetar i këtij vendi. Populli shqiptar nuk është popull pa moral, pa dinjitet dhe pa kulturë demokratike, që të ketë votuar për Sali Berishën. Pra aty u zbulua qartë edhe një herë për atë çka ka ndodh për katër vjet në atë Kuvend, ku deputetët e opozitës nxirreshin për leckash përjashta pas ofezave të Saliut me shokë. Dhe çdo njeri normal, europian apo shqiptar, duhet të thotë vetëm një fjalë, që Berisha jo vetëm që s‘mund të quhet Kryeministër, por duhet të largohet brenda 24 orëve. Dhe parlamentarët europianë duhet ta marrin dhe ta lexojnë këtë dialog të pasur të Kuvendit të Shqipërisë, me një gjuhë që nuk pranohet as në vendet më ordinere dhe jo më në tempullin e demokracisë. Ideja për shkuar në një finale me dialog është vetëm një përpjekje për të shtypur opozitën dhe demokracinë dhe për të legjitimuar një pushtet të paligjshëm.