E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta: Berati meriton të ndahet nga interesat personale të një njeriu

29-04-2011 / Gazeta 55

LSI prezanton kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” në Berat. Ilir Deçolli merr mbështetjen e qytetarëve beratas për zhvillimin e qytetit dhe zhdukjen e klientelizmit Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga deputetët e qarkut të Beratit dhe nga drejtues të koalicionit, është ndalur dje paradite në këtë qytetet ku ka prezantuar para mijërave të pranishmeve kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Ilir Deçolli. Meta ka deklaruar para mijëra qytetarëve në qytetin e UNESCO-s se ka ardhur koha për të bërë ndryshim të rëndësishëm në krye të Bashkisë së Beratit. Sipas tij, momenti është për të votuar për një kryebashkiak të ri, për të votuar për Ilir Deçollin, për të votuar për një ndryshim të domosdoshëm, për një kandidat i cili përfaqëson vlerat më të mira të të gjithë qytetarëve të Beratit. “Ju do të votoni për një kandidat i cili, jam i sigurt, përfaqëson një figurë gjithëpërfshirëse, për një kandidat që do ta votojnë të majtë e të djathtë në qytetin e Beratit, për një kandidat që do të punojë pas 8 majit për të gjithë qytetarët pa dallime partiake. Sepse është momenti për t’i dhënë fund ndarjeve politike për interesa të ngushta në qytetin e Beratit”, tha Meta. Sipas tij, Berati ka nevojë të integrohet më mirë në dinamikën e ndryshimeve integruese që kanë përfshirë të gjithë vendin. “Berati do t’i japë me votë, në mënyrë të qetë, të kulturuar dhe demokratike sikurse e ka në natyrën e vet përgjigjen e merituar atyre të cilët e kërkojnë Bashkinë e Beratit jo për t’i shërbyer qytetarëve por për t’i shërbyer konfliktit me qeverinë. Ndërkohë që çdo Kryetar Bashkie, pavarësisht se çfarë partie përfaqëson e ka për detyrë të bashkëpunojë me qeverinë pavarësisht se çfarë ngjyrash politike përfaqëson ajo. Interesi duhet të jetë një dhe vetëm një, për të përmirësuar jetën e komunitetit tuaj të mrekullueshëm, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të shumta për të cilat bashkia ka një përgjegjësi të madhe”, tha më tej kreu i LSI-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›