E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e Qeverisë, Berisha: Administrata t’i rezistojë çdo imponimi partiak

29-04-2011 / Gazeta 55

Kryeministri ka kërkuar sot në mbledhjen e qeverisë nga institucionet të mos bëjnë presion mbi punonjësit Kryeministri Sali Berisha, sot në mbledhjen e qeverisë është distancuar nga çdo imponim i mundshëm që i është bërë punonjësve të administratës për t’ju imponuar në mënyrë partiake. Kreu i qeverisë ka deklaruar se zgjedhjet kanë rëndësi dhe prioritet absolut për zgjedhjet, por nga ana tjetër ka kërkuar që ato të zhvillohen me standarde që kërkon BE-ja. “Duhet të zbatohet me korrektësi ligji zgjedhor”- ka deklaruar kryeministri. Me tej ai iu bëri thirrje punonjësve të administratës të refuzojnë çdo imponim politik. “Punonjësit e administratës publike duhet të shprehnim mbështetjen e tyre për kandidatin që duan dhe askush të mos iu imponojë atyre bindjen apo detyrim partia. Unë i bëj thirrje të gjithë institucioneve të mos bëjnë as një lloj presioni për fushatën zgjedhore”, tha Kryeministri në fjalën e tij. Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët. Sot iu inaugurua fillimi i punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan. Është një rast i veçantë për mua ndaj të gjithë atyre që bënë ët mundur fillimin e punimeve. Rruga Tiranë-Elbasan përbën segmentin më të rëndësishëm pas rrugës së Kombit. Dua të falënderoj ministrinë e Punëve Publike, ministrin Olldashi dhe punonjësit që po menaxhojnë një proces të reformimi epokal Më pas ia ka ftuar edhe shefin e opozitës të mbështesë këtë vepror të rëndësishme infrastrukturore. “Ftoj Ramën të shkrijë grupin anti-tunel”- tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›