Marshimi i progresivisteve amerikane per paqe dhe reforma
VOA
Perkrahesit e politikave liberale u mblodhen dje ne Uashington per te shprehur shqetesimet e tyre para zgjedhjeve te Kongresit ne nentor. Shume prej tyre thane se shpresojne qe demokratet te ruajne shumicen ne Kongres por reformat dhe ndryshimet kane qe ne teper te ngadalta qe kur Presidenti Barak Obama erdhi ne detyre vitin e kaluar. Nje nga pjesemarresit qe i binte baterive u beri thirrje dhjetra mijera protestuesve te mblidheshin ne sheshin e monumentit te Linkolnit. Fjalime u mbajten neper Parkun Kombetar perfshire nje kunder luftes nga nje grup qe quhet Komiteti i Bashkimit Kombetar kunder Luftes. Nje grup qe quhet Kodi Roze therriste Dua te kem liri per cajin qe zgjedh por nuk dua te financoj luften duke iu referuar keshtu levizjes Tea Party qe eshte kunder fryrjes se qeverise dhe ne mbeshtetje te ushtrise. Levizja popullore konservatore mbajti marshimin e saj me motorn Te vendosin nderin ne disa pika disa jave me pare. Te ashtuquajturit kandidate te levizjes Tea Party kane fituar disa nga zgjedhjet paraprake te opozites republikane duke ngjallur shqetesime si per rivalet e tyre te partise Demokrate ne nentor ashtu edhe per disa anetare te partise Republikane. Marshimi i djeshem ne mbeshtetje te parimeve liberale u zhvillua me moton Nje Komb. Pjesemarresi Lenc Pibern shpjegon. Ne kemi gjithe keta njerez nga organizata te ndryshme qe marrin pjese ne kete miting dhe per mendimin tim ky manifestim eshte i rendesishem qe ne te kuptojme se jemi nje komb ne kemi nje ze dhe kerkesa te ngjashme. Protestuesit thane se donin perfundimin e veprimeve ushtarake amerikane ne Irak dhe Afganistan me shume shpenzimeve qeveritare per krijimin e vendeve te reja te punes perteritjen e nismave te energjise dhe arsimit publik nje ligj te ri per imigracionin dhe nje reforme me te gjere per kujdesin shendetesor qe demokratet e kane miratuar. Shume nga pjesemarresit kishin veshur bluza me simbolet e sindikatave qe perfaqesonin. Punetori ne pension i industrise se makinave nga Detroiti Al Gleik tha se eshte perpjekur te ndihmoje kandidatet demokrate ne shtetin e Miciganit. Ata kane frike. Ata mendojne se jane 20 perqind mbrapa. Do te jete interesante te shikojme se kush do te fitoje por sidoqofte ne do te vazhdojme perpjekjet tona. Nje tjeter protestuese Kimberli Grin ka disa keshilla per Presidentin Obama. Ai po perpiqet te jete centrist dhe qe demokratet dhe republikanet te shkojne mire me njeri tjetrin por kur republikanet te kundershtojne ne cdo gje qe ben dhe demokratet nuk provojne ne fakt se njerezit mund te mbeshteten tek ta prandaj njerezit po i bashkohen levizjes Tea Party dhe republikaneve. Me pak fjale ai duhet tu provoje njerezve se eshte ne gjendje te drejtoje vendin dhe se ata nuk kane nevoje per Tea Party. Artisti Xhio Andojo kendoi kenge per paqen nen nje peme ndersa protestuesit kalonin prane tij. Ai tha se nuk eshte as republikan as aktivist i levizjes Tea Party dhe as demokrat. Andojo tha se pret me kenaqesi zhvillimit e nje tjeter manifestimi ne fund te tetorit ate me moton Te rivendosim mencurine. Ai organizohet nga komediani i televizionit amerikan Xhon Stjuart i cili thote se nuk duhen degjuar vetem ata qe ngrene zerin me shume nderkohe qe Shtetet e Bashkuara jane ne lufte jashte vendit dhe shkalla e papunesise dhe deficiti jane te larta.