Ilir Meta: Gjyqi ndaj meje ishte transparent, vendosa një standard demokratik
Në një intervistë për agjencinë SETimes, ish- zv/kryeministri Ilir Meta tha se gjyqi ndaj tij ka qenë transparent dhe se ai ishte i bindur që nga fillimi për pafajësinë e tij.
Gjithçka ishte një montazh me qëllimin e vetëm destabilizimin e vendit dhe rrëzimin e qeverisë, tha Meta.
Meta është i bindur se duke kërkuar një gjykim të plotë të çështjes kam vendosur një standard të ri të sjelljes demokratike në Shqipëri- duke thënë menjëherë dorëheqjen, duke dorëzuar imunitetin parlamentar dhe duke i shkuar deri në fund gjykimit të çdo akuze ndaj meje.
Duke folur në lidhje me shfaqjet e tij publike me Berishën dhe Bashën përpara dhënies së vendimit, Meta tha se ato nuk janë presione publike ndaj drejtësisë. Ne takohemi me Berishën rregullisht dhe diskutojmë çështje të ndryshme, por jo vendimet e gjyqeve. Ne respektojmë institucionet publike dhe vendimet e tyre.
Ndryshe nga sa kishte deklaruar në një intervistë të mëparshme për Deutsche Welle, kur ishte në Gjermani, kësaj here Meta tha se fajtore për shtyrjen e marrjes së statusit të vendit kandidat është opozita.
Marrja e statusit kandidat është shtyrë artificialisht për shkak të një axhende destruktive politike të opozitës, për të cilën shumë qytetarë duan që të mbarojë tani, i tha ai SETimes.