Lesi: Në ministri, më shumë zëvendësministra, se punëtorë. Erdhi koha për të ikur
Zëvendësministri i Kulturës, Nikollë Lesi, ka reaguar me ironi pas emërimit të një tjetër zëvendësministri nga ana e Berishës në këtë ministri. Sipas Lesit, tashmë në Ministrinë e Kulturës më shumë ka zëvendësministra, se sa punëtorë. Ai ka lënë të kuptohet se do të largohet nga ky post.
Më shumë zëvendësministra sesa punonjës në Ministrinë e Kulturës. Më duket se erdhi koha për të ikur, deklaroi sot Lesi, drejtues i LDK-së prej më shumë se 3 vjetësh.
Pas emërimit të sotëm të Abaz Hado nga PDIU, në Ministrinë e Kulturës aktualisht ndodhen tre zëvendësministra, ndërkohë që Berisha gjithmonë është krenuar me qeveritë e vogla.
Por, largimi i Lesit nga ministria, pritet që të pasohet edhe me largimin nga koalicioni me PD-në. Kjo gjë është parlajmëruar para pak ditësh, teksa Lesi pohoi se do të bashkojë partinë e tij me atë të Nard Ndokës. Me shumë mundësi, këta të fundit më pas do të jenë në koalicion me partinë e re të partisë së Bamir Topit, gjë që është pohuar edhe nga Nard Ndoka.