E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Sfida e radhës, Gjykata Administrative. Tryezë ekspertësh

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar sot se sfida e radhës e opozitës, pas punës me Kodet që e ka cilësuar të mbyllur me shumë sukses, mbetet  Gjykata Administrative.

Sfida e radhës është ligji për Gjykatën Administrative, kemi përgatitur seriozisht që nga nëntori qëndrimin e PS lidhur me atë se si duhet që ligji për të, të jetë në standardet e duhura dhe ajo të kthehet në standardin që i duhet shtetit- tha Rama.

Ai njoftoi se PS ka organizuar edhe tryezën publike të radhës ku do të ftohen të gjithë ata aktorë shoqërorë dhe grupe interesi që kanë dëshirë dhe nevojë të japin kontributin e tyre.

Ky ligj të jetë i të gjithëve dhe për të gjithë, jo një tjetër arnë në një proces ku është e pamundur ti hedhin hi syve KE, e pamundur që ne të bëhemi pjesë në rast se procesi nuk është serioz dhe cilësor- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›