E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do ulet çmimi i internetit. Falas në 1200 pika

TIRANE- Ulje te metejshme te cmimit te internetit dhe internet falas ne 1200 pika te tjera, vec atyre te Postes Shqiptare. Keshtu ka deklaruar kreu i qeverise, Sali Berisha gjate mbledhjes se sotme te qeverise, duke garntuar se do tebehet gjithcka ne permbushje te objektivit “Shqiperia ne moshen dixhitale”.

Dy vite më parë ne shprehëm shqetësimin serioz për cmimet e larta që përballej çdo qytetar në komunikimet e tij, cmime për të mos i quajtur stratosferike me gjithë uljet që kishin pësuar që nga 2005 deri 2010. Dje Enti rregullator i telekomunikacionit dhe dhe postave informoi se sot ata shqiptarët flasin, komunikojnë më shumë se çdo komb tjetër në rajon,- deklaroi Berisha.

Ai deklaroi se aktualisht cmimet jane me te lira, mesatarja e shqiptareve eshte 2 telefona per person, kane kompjuter ne xhep e per kete u duhet dhene akses ne internet me cmim te lire.

“Flasim sot me një cmim tjetër dhe në Shqipëri telefonia mobile është rritur në nivelet më të larta që mund të ekzistojë, 184%. Pra çdo shqiptar po shkon drejt dy telefonave për person. Ky është një tjetër kthim në moshën dixhitale, do kenë internet me cmimin më të leverdishme. Qeveria shpreh keqardhje me cmimin që u shitet sot interneti, por me shpejtësi të madhe do bëjë që ata ta blejnë me cmimin më të ulet në Europë, ose ta kenë gratis. Posta Shqiptare do të konkretizojë kontraktimi ne sasive të internetit që u nevojitet shqiptarëve dhe tua ofrojë kompanive të tjera,- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›