Ilir Meta: Nga një Kore e Veriut në Evropë, Shqipëria po bëhet anëtare e plotë e BE-së
Shefi i diplomacisë shqiptare Ilir Meta ka shkëmbyer sot pikëpamjet me europarlamentarët e Komisionit të Jashtëm, duke shprehur bindjen se brenda vitit shqiptarët do lëvizin pa viza, por edhe se ngërçi politik ka mbetur i tillë, për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e opozitës
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian është njohur nëpërmjet Zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta mbi progresin e bërë nga Shqipëria për integrimin në Bashkimin Europian. Arritja e standardeve për në BE, liberalizimi i vizave, zhvillimet në rajon dhe roli i Shqipërisë në këto zhvillime, kanë qenë disa nga temat ku është ndalur sot kreu i diplomacisë gjatë fjalës së tij.
Pjesë e takimeve gjatë vizitës në Bruksel të ministrit Meta ka qenë dhe situata politike në vend. Në këtë linjë Meta ka theksuar dhe një herë për eurodeputetit qëndrimin e mazhorancës për hetim të zgjedhjeve në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ndërsa për çështjen që ka të bëjnë me kutitë, Meta është shprehur se opozita mund të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias, duke qenë se Kushtetuta e ndalon këtë gjë. Procesi i liberalizimit të vizave është dhe një çështjet ku kreu i diplomacisë shqiptare është ndalur më gjatë në fjalën e tij. Ai ka shprehur bindjen se Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave gjatë këtij viti, duke pasqyruar dhe arritjet e bëra në këtë drejtim.
Ministri i Jashtem Ilir Meta raportoi ne Parlametin Europian per reformat e realizuara nga qeveria ne procesin e liberalizimit te vizave dhe ate integrimit europian. Ne kete seance eurodeputetet kane kerkuar informacion per situaten politike ne vend dhe rrezikun qe ajo mund te krijoje vonesa ne procesin integrues. Shefi i diplomacise shqiptare tha se anetaresimi ne Bashkimin Europian ka nevoje per kontributin e te gjitheve. Ai shprehu bindjen qe opozita do te vendos te bashkepunoje ne kete drejtim. “Rreth vonesave ne procesin e integrimit ka ose nuk ka pergjegjes, nuk dua te adresoj fajtore ketu. Eshte e vertete se vetem dy dekada me pare Shqiperia ishte Koreja e Veriut e Europes, vendi me i zoluar dhe ne dy dekada ne jemi anetaresuar ne NATO dhe kemi vendosur marredhenie te tilla me shtetet te Europes qe do te na lejojne me siguri anetaresimin ne BE. Koha per nje anetaresim te tille varet nga reformat brenda vendit dhe gjithashtu nga vullneti dhe qendrimi i mbajtur nga bashkimi europian rreth nje zgjerimi te ardhshem. Por mendoj se ka ardhur koha te kuptojmne se gjithsecili duhet te jape kontributin e tij per pershpejtimin e procesit dhe shpresoj qe ky eshte edhe vullenti i opozites ne vendin tim, pasi kjo parti ka dhene nje kontribut te madh ne te shkuaren per axhenden e integrimit te vendit. Mendoj se kreu i PS dhe kreu i PD do te takohen sepse kjo ka ndodhur ne te shkuaren me sukses sic ndodhi me kushtetetuten dhe kodin elektoral. Dhe per te qene me pozitiv nje bashkepunim i tille eshte ne interesin e vendit dhe integrimit ne Bashkimit Europian” tha Meta.
...